Nen kujdesin e kryetarit te bashkise Kamez, Z.Rakip Suli i cili ashtu si kete here, gjithmone ka mbeshtetur artin dhe kulturen, te rinjte e e qytetit te Kamzes, suport i artisteve te rinj e jo vetem, “Trojet Tona”, vjen ne edicionin e pare te tij, duke trasheguar nje tradite te hershme me rapsodet me te njohur te qytetit te Kamzes.

Per here te pare 19 rapsode nga qyteti i Kamzes do te ngjiten ne skene ne date 28 Shtator, si dhe 10 rapsode nga trevat shqipfolese ne nje spektakel te vertet mes ngjyrash jo vetem te prozhektoreve por edhe te larmishmerise ne treva e ne kostume te trevave qe secili prej tyre perfaqeson.
Kete vit ky edicion do te vije ndryshe, i konceptuar ne dy nete te ndryshme me rapsodet nga qyteti i Kamzes dhe artistet qe vijne nga trevat shqipfolese si: Maqedonia e Veriut, Lugina e Presheves, Kosova, Mali i Zi. Drejtoria e artit e kultures ne Bashkine Kamez ka kohe qe pergatitet per kete ngjarje te madhe qe do te mbahet ne Kamez, duke premtuar nje program artistik me vlera te verteta, ku gjithçka do te jete e qendisur.
Per here te pare, ky spektakel do te transmetohet ne dy nete edhe nga Radio Televizioni Publik Shqiptar i cili eshte edhe media partner i ketij spektakeli mjaft te veçante. Organizatoret shprehen se do te jete e ndare ne dy nete, rapsodet nga Kamza dhe rapsodet nga trevat shqipfolese ku do te kene nje bashkepunim mes njeri-tjetrit por edhe nje shkembim eksperiencash. Secili prej tyre do te kete nje minutazh prej 3-4 minutash ku nuk do te mungojne edhe vallet nga “
“Ansambli i Kengeve dhe Valleve të Pallatit te Kultures, Artan Cuku” e “Ansambli Aziz Ndreu” (Nder i Kombit) qe do te jene te ftuar speciale.
Sigurisht, ashtu siç e permendem në fillim të artikullit, e gjithe kjo sipermarrje eshte nen kujdesin e kryetarit te bashkise Kamez, Zoti Rakip Suli i cili eshte gjithmone ne mbeshtetje te artit e kultures ne qytetin e Kamzes.
Ky program do te moderohet nga dy prezantues te cilet do te kujdesen per ecurine e mbarevajtjen e programit. Nuk na mbetet gje tjeter, veçse t’i urojmë organizatoreve suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *