Sot nisi viti i ri shkollor 2023-2024 dhe rrugët kishin marrë një pamje të bukur. Prindër dhe gjyshër me fëmijët, nipërit e mbesat ishin nisur drejt dyerve të shkollave. Fëmijët, ky thesar që vë themelet e së ardhmes ka nevojë që të dijë se ka pranë prindër dhe mësues. Publikimet në rrjete sociale kanë qenë të mbushura me dashuri dhe emocion. Mes tyre edhe personazhet tanë publikë kanë bërë urimet dhe mesazhet për fëmijët e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Ne i urojmë suksese të gjithëve! Ja disa prej postimeve të personazheve që grumbulluam: