Na njoftuan pak kohë më parë për një bashkëpunim të mundshëm mes Amardës dhe Shpat Kasapit por që do të ishte kaq ritmike dhe e bukur sa do të kalonte çdo pritshmëri nuk e kishim imagjinuar. Një bashkëpunim i mirëmenduar duket se kanë qëlluar në shenjë sepse zërat e tyre kanë krijuar një sinkron perfekt për veshin e dëgjuesit.
Kënga është publikuar në datën 5 gusht dhe mendohet të jetë një prej këngëve më të dëgjuara të verës, ku fabula është dashuria e dy të rinjve lozonjarë.
Me tekst të Petro Xhorit, muzikë nga Indrit Dode, produksion nga Twix, dhe me mjeshtërinë e aranzhim mix&master nga Marenglen Boja, “Për vete të kam” vjen si dhuratë e këngëtares për publikun e saj. Klipi u realizua nga Max Production. “Nazeliet” janë kryefjala e kësaj kënge dhe është përcjellë kaq bukur nga këngëtarja e këngëve të zemrës, Amarda. Amarda është veshur në këtë klip nga Mirela Dervishi dhe imazh make up nga Gresa Kotri. Kujtojmë që Amarda është këngëtarja që solli dy këngë ikonike me temën e dashurisë “Dashuri vrastare” dhe “Princesha e babit” që u kthyen në himnet e zemrave të shqiptarëve.