Historikisht shteti i Sërbisë ka kryer provokime ndaj vëndeve fqinjë .Nga vitet 90-të,e në vazhdim, provokimet e tyre kanë marrë forma dhe trajta të ndryshme në përqasje me objektivat e saj strategjike. Ata janë bërë më të egër, më mospërfillës e agresivë ndaj rregullave dhe organizmave ndërkombëtare, që menaxhojnë sigurinë në botë. Nën hundën e faktorit ndërkombëtar ata vazhdojnë të kryejnë provokime ndaj shteteve kufitare, luftëra të nëndheshme dhe të mbidheshëme, për hapsira dhe territore, për pasuri dhe gjeostrategji dominuese, për më tepër influencë, gjithmonë të pa merituara. Edhe kur ky shtetë ishte federatë, por edhe kur u coptua,ai nuk ka munguar të kryejë genocid të tipit mesjetar, spastrime etnike dhe fetare,si në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë e gjetkë. Nuk ka teori dhe doktrinë ushtarake të mos i tipizojë praktikat sërbe,si shëmbuj të së keqes,me një frymë agresive, plotë dinakëri dhe barbarizëm ndaj etnive jo sllave,dhe me besime të ndryshme ,nga ai ortodoksë.
Zhvillimin e provokimeve ndaj vëndeve fqinjë, Sërbët e kanë parë të lidhura me trazirat e ndodhura në botë,e në rajon,në kushtet e një paqe të tensionuar,me paqartësi të mëdha në mjedisin e sigurisë.Edhe kur kjo “mjegull e paqes,”ka munguar ata, e kanë krijuar vetë,me trubullira civile, demostrime fetare, përleshje nacionaliste, në mbrojtjen e të të ashtëquajturës, doktrinë të “Botës Sërbe”.
Materialeve mësimore në Akademitë e Mbrojtjes në vendet e NATO-s, që flasin për provokimet e ushtrisë sërbe,në ngjarjet e Bosnjë-Hercegovinës, dekada më parë,sot duhet t’u shtohen edhe ato të ndodhura së fundmi, në Veri të Kosovës. Provokimet sërbe në këtë rajon,krahasuar me zhvillimet e ndodhura në Kroaci,në Bosënj-Hercegovinë e gjetkë,kanë dicka të veçantë përsa u përket objektivave. Synimi i Sërbisë me ngjarjet në Veri të Kosovës ishte testimi i mënyrës së reagimit të KFOR,si sgmente ushtarake të NATO-s, që garantojnë sigurinë e këtij vendi. Gjithashtu të vlerësonin se mbështetja ndërkombëtare për Kosovën është si në vitin 1999, kur avionët e NATO-s, bombarduan rregjimin satrap të Milloshevicit,apo në këtë përkrahje ka njëlloj tkurrje e squllje .Se në ç’masë e ruan populli dhe Qeveria e Kosovës frymën e miqësisë dhe besimit ndaj Amerikës dhe BE-në. Se a kanë kosovarët një plan të çështjes kombëtare,që nuk mund të bëjnë lëshime, qoftë edhe nga ndërhyrja ndërkombëtare. Pjesë e provokimeve serbe duhet të kenë qënë edhe situatat provokative për ta vendosur Qeverinë e Kosovës,në gjëndje nervozizmi dhe tensioni,për ta detyruar atë të merrte vendimeve të nxituara,e të pakonsultuara më faktorin ndërkombëtar, etj.
Me luftë nuk merret Kosova.Po me paqe!!!?
Provokimet sërbe në Veri të Kosovës treguan se ata kanë ndryshuar kahjen e veprimit.Të bindur se me luftë e kanë të humbur Kosovën, po zbatojnë tezat e reja të Akademisë së Shkencave të Sërbisë,për të nxitur në Kosovë frymën anti-perëndimore dhe në veçanti, atë anti-amerikane. Nga rezultati i kesaj aksiome,varet për ta e ardhmja e Kosovës.Edhe pse në formë kjo doktrinë ka disa veçori nga teoritë e Çubrilloviçit,në përmbajtje ato janë e njëjta gjë.Kjo është një doktrinë neo-çubriloviste,po aq armiqësor dhe antishqiptarë sa vëtë Çubrilloviçi.Duhet kuptuar drejtë se çdo sondim e ngjarje e organizuar nga sërbët në marredhënie me Kosovën,kanë si synim strategjik kultivimin e frymës antiperëndimore dhe në vecanti aniamerikane. Në përqasje me këto synime duhet të jenë edhe reagimi dhe kundërveprimi i qeverive të Kosovës.
Civilizimi i provokimeve
Ajo që u dallua në provokimet sërbe, në Veri të Kosovës ishte përpjekja për ta civilizuar sa më tepër konfliktin.Dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re.Civilizimi i konflikteve ka nisur që kur kanë nisur luftrat dhe janë krijuar shtetet. Së fundmi kjo dukuri është parë edhe në luftën e Krimesë në 2014. Forcat ruse që nisën provokimin ishin anonime,pjesë e forcave speciale të pa indentifikuara,pa uniformë,pa shënja dhe simbole ushtarake,të cilat ukrainasit i quanin ”burrat e vegjël jeshilë”, një praktikë ruse e maskimit dhe mashtrimit taktik të kundërshtarit. Në një mjegull si kjo janë kryer sondimet e ushtrisë ruse edhe në Gjeorgji,Ukrainë,etj.Ata nisen nga parimi, nëse kundërshtari do të reagojë fortë, ata tërhiqen. Nëse nuk hasnin në rezistencë vashdojnë në arritjen e objektivave të tjera të sondimit. Përdorimi i këtyre forcave paramilitare u dhanë mundësi Rusisë t’i thoshte opinionin botror, se nuk kishte ndodhur asnjë sulm,për rrjedhojë nuk ishte e nevojshme përgjigjia ushtarake e Perëndimit dhe e vëndeve të vendosura në fokusin e sondimeve.
Ndërsa kinezët e kanë shpurë edhe më tej teorinë e civilizimit të provokimeve, si në përdorimin e mjeteve dhe të taktikave.Për të testuar fuqinë dhe angazhimin e shteteve rivale në Detin e Kinës Jugore,ata nuk përdorin forcat e marinës luftarake,por marinën e peshkimit, dhe në veçanti atë të zbatimit të ligjeve të peshkimit. Këto flota pajisen me aparatura të sofistikuara për zbulim dhe provokim.Kështu, ata edhe testojnë, por edhe kundërshtarin nuk e acarojnë.Ata ndjekin teorinë për ta mundur ashpërsinë me mirësi. (yi rou ke gang).
Teorinë e civilizimit të konfliktit u përpoqën ta zbatonin edhe sërbët në ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës.Natyrishtë në mënyrë vulgare, primitive dhe të frymëzuar nga pasionet e egra dhe nervozizmi shovinistë. Në këto ngjarje u kuptua pa vështirësi lidhja e tyre me politikën. Sa herë Vuçiçi i ngërdheshej Kosovës, aq herë turmat e verbëra dilnin në sheshin e luftës për vandalizma dhe shkaterrime.
Në shekullin e 16-të,pirati Francis Drake i piratonte anijet spanjolle me pëlqimin e Mbretëreshës Elisabeta I,por kurrë me kopetenca zyrtare. Mbretëresha për të humbur lidhjen me Draken i tha ambasadorit spanjoll se “Darkeja ishte një aventurier privat dhe se ajo nuk kishte asgjë për të kundërshtuar për ekzekutimin e tij”. Në këtë mënyrë mendonte mbretëresha, edhe marrëdhëniet me Spanjën i mbante të mira, edhe Mbretit Spanjoll,ja digjte mjekrën,duke i grabitur anie të tëra me flori.
Ndërsa nacionalisti i egër Vuçiç, në shekullin e 21,pa u trembur nga e vërteta, se ai është në udhëheqje të ngjarjeve shoviniste në Veri të Kosovës, dërgoi edhe djalin e tij,si pjesë e rrebelimeve dhe provokimeve ultra fashiste. Mbretëresha Elisabetë,e la të ekspozuar Draken para drejtësisë spanjolle,ndërsa Vucici ska guxim ta shpjeri djalin e tij përpara drejtësisë për krimin e kryer.
Mes turmave amorfe të civilëve sërbë vepronin e ushtronin dhunë edhe forcat speciale,organizatat terroriste e nacionalistët ekstremistë vëndase,por edhe forca të eksportuara nga aleati i tyre strategjik. Simbolet që mbanin turmat ishin të organizatave fashiste, të një shekulli më parë si “Dora e Zezë”,organizave ultrafashiste që dominojnë në Sërbinë e sotme ,por me emra me romantik,dhe deri terroristë të ushtrisë së Vagnerit, të cilët nuk e kishin problem të shfaqeshin ,me simbolet përkatëse dhe tepër agresive, ne ngjarjet e Veriut të Kosovës.
Provokimet janë pjesë e luftës
Mbajtja nën kontroll e provokimeve dhe testeve të kundërshtarit mbetet detyrë parësore e shtetit të testuar, por edhe e aleatit që realizon sigurinë e këtij shteti.Kur forcat e OKB-së,dështuan në Bosënj-Hercegovinë,dhe kur ushtria sërbe e drejtuar nga Mlladici pushtoi Srebenicën, dhe po vazhdonte e pa shqetësuar në masakrën ndaj popullsisë myslimane,politika botërore dhe strukturat e saj ushtarake,pranuan se dështuan.Ata e kishin vlerësuar sondimin sërb në Srebenicë thjeshtë si nje”testim”,si një shaka të ushtrisë sërbe.Më tepër se pakujdesi në vlerësimin e provokimit sërb,nga OKB-ja,në ngjarjen e Serbenicës,ka edhe faktorë të tjerë misterjozë,të dukshëm dhe të nëndheshëm,të cilat koha ende nuk i ka analizuar.Ato po treten bashkë me kufomat e mbi 8.000 viktimave të vrarë nga xhelatët sërbë.Në këtë tragjedi të shekullit 21,në mës të Europes së civilizuar,ndikuan gabimet strategjike e politike,të OKB-së dhe të strukturave e saj ushtarake. Komandat dhe shtabet ushtarake,në ngarkim të së cilëve ishte kjo zonë sigurie,u treguan me një vullnet të pamjaftueshëm,në kryerjen e misionit. Ato nuk vlerësuan,apo nuk deshën t’i vlerësonin, kurthet dhe mashtrimimet e ushtrisë sërbe,nuk përdorën në kohën e duhur kapacitetet e armëve dhe shërbimeve,si kundërpërgjigje ndaj ushtrisë pushtuese.
Ngjashmëria e provokimeve
A ka ngjashmëri mes zhvillimeve në Serbenicë,dhe provokimeve të bëra në Veri të Kosovës? Ka mjaft. Është i njëjti provokues, agresiv dhe me synime pushtimi. Veprimet e sondimit nga shteti sërb,në të dy rastet janë bërë,kur shtetet e sonduara kanë qënë nënë sigurinë e forcave ndërkombëtare. Taktika dhe plani i provokimit nga Sërbia në të dy rastet ka qënë i njëjtë. Në ngjarjet në Veri të Kosovës u plagosën nga sërbët 93 ushtarë të KFORI-t,dhe u kapën robë tre policë kosovarë. Në Srebenicë fillimishtë u kapën robër 400 ushtar të OKB-së,që ruanin sigurinë e zonës së mbrojtur.Dhe më keq akoma, se këta robër lufte nga sërbët u vendosën në objektet e shënjestruara ,duke i bërë presion NATO-s,të ndqrpriste bombardimet. Pas marreveshjes së Dejtonit, Sllobodan Milloshevici, synonte të paralizonte operacionin e Policisë Ushtarake të NATO-s,në ndalimin e kriminelëve të luftës në Bosënj-Hercegovinë.”Nuk duhet të vazhdoni më aksjone të tilla,ju drejtua Milloshevici gjeneralit Klark (Ëesley K.Clark), Komandantit Suprem Të NATO-s,se”…nuk duhet t’i ndiqni kriminelët sërbë të luftës”.Në mbrojtje të hapur u morrën nga Qeveria Sërbe, edhe kriminelët që organizuan ngjarjet në Veri të Kosovës.Kriminelët atyre u duhen edhe për ngjarjet e ardhëshme.
Atje ku shkojnë rrebelët sërbë për masakra dhe dhunë, si në Bosnjë, edhe tani në Veri të Kosovës,më parë se në vendin e konfliktit të mbrinë turmat,ishin ndërtuar depot e armëve dhe municioneve.A nuk ndodhi kështu në maj 1995,në Banjaluka,ku NATO,u hoqi mundësitë turmave sërbe,mbi 10.000 vetëve që kishin vendosur të demostronin me dhunë në këtë zonë.Duke neutralizuar një depo armësh, NATO u hoqi mundësinë rrebelëve sërbë që demostrimin paqësorë, ta kthenin në një luftë të vërtetë.Po në ngjarjet në Veri të Kosovës,a nuk u zbuluan edhe atje depo armësh.Pse duheshin armët, dhe se cilës fazë të sondimit i përkiste përdorimi i tyre? A mund të kalojnë në heshtje, dhe pa u ndëshkuar krime të tilla?Paralelizmat mes ngjarjeve në Bosnjë-Hercegovinë, dhe atyre në Veri të Kosovës,janë pa fund.Ky duhet të jetë edhe shqetësimi i ndërkombëtarëve, dhe i qeverive të sonduara. Sërbia është e pandalshme në përdorimin e dhunës. Kompromisi kur pranohen nga Sërbia në shumë raste është farës, dhe i pa qëndrueshëm.
Në vend të luftës me gurë kërkohet diplomaci dhe vizion i qartë.
Ngjarjet në Veri të Kosovës janë një shantazh dhe provokim i hapur nga Qeveria e Sërbisë.E rëndësishme është reagimi i Qeverisë së Kosovës, kthjellësia dhe vizioni i saj, aftësia bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar,në neutralizimin e agresivitetit dhe planeve të kundërshtarit. Në ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës,duket se qeveria e vëndit ka vepruar si në tym, pa strategji dhe taktika të qarta,pa opsjone dhe zgjidhje konkrete, panjohur dhe balancuar faktorët, rreziqet dhe prioritetet. Luftën me gurë e gaz lotësjellës,një zakon i vjetër i këtij subjekti politik,dje në opozitë dhe sot në qeverisjen e vendit,duket se po e përdorin si armë lufte jo vetëm ndaj kundërshtarit ,por edhe faktorit ndërkombëtarë dhe miqëve të saj strategjik. Gurët i ka edhe armë lufte,por edhe si karrota dhe kërbac në fushën diplomatike. Ata shikohen si mjeti më i fuqishëm i prapagandës për të shitur në popull ultra patëriotizmin e qeverisë.Por,më e keqja dhe më turpëruese është se gurët dhe lëndët tymuese,thuhet se nga qeveria e Kosovës përdoren për të krijuar mjergull dhe fasada,në fshehje të lidhjeve të nënëdheshme me armikun e saj të dashur, ekstremistët sërbë.Ditën ata bëjnë plane lufte në mbrojtje të integritetit të Kosovës,dhe natën gju më gju takohen me kundërshtarin e tyre.Pra ditën me“Non gratat”,e sërbisë janë në gjëndje lufte, dhe natën bëhen miqë dhe vëllezër,për ta shpurë kauzën e përbashkët të ekstremizmit,në ato nivele që i kënaq të dy krahët.Kjo është marrëzi,papërgjegjsmëri politike dhe kombëtare, primitivizëm klasik,një anakronizëm shëmbullor.
Zgjidhja
Duhet kuptuar se nuk ka zgjidhje me shkopin magjik.Zgjidhja e drejtë do të vijë nga analiza e faktorit mundësi dhe pamundësi,kapaciteteve dhe boshllëqeve,pra njohja e ligjit të numurave.Analiza e raportit mes sovranitetit dhe kufizimeve që rrjedhin prej tij,dëshirave atdhetare dhe pengesave që diktojnë marveshjet ndërkombëtare.Më parë se të luajmë rolin e aktorit në arritjen e objektivit strategji përfundimtarë të Kosovës, duhet të punojmë fortë që më parë të bëhemi faktorë. Egocentrizmin partiak,dhe prirjet izoluese duhet ti zvëndësojmë me bashkpunimin e ngushtë me faktorin ndërkombëtarë, dhe atë gjithëpërfshirës shqiptarë.Të zgjedhim aleancat natyrale dhe jo ato denatyrale.Zgjidhja e problemeve madhore të Kosovës,nuk janë cështje një partiake,por bipartiake,nuk janë cështje ideologjike të një subjekti politik,por cështje mbarë kombëtare.Ajo nuk realizohet me përcarje, por me një unitet të fortë kombëtarë. Kush i largohet dialogut të brendshëm, dhe atij me miqët strategjik të Shqipërisë,në emër të një patëriotizmi të rremë i bën dëm çështjes së Kosovës. Duhet kuptuar mirë se nëse gabimet taktike në menaxhimin e krizës,do të kthehen në gabime strategjike,kjo do të jetë fatale për fatet dhe të ardhmen e Kosovës. Gabimet taktike janë të korrigjushme ,ndërsa gabimi në strategji është i pariparueshëm.
As faktori ndërkombëtarë nuk duhet ta godasë me guraleca Kosovën
Gabimet e Qeverisë nuk janë gabimet e Kosovës dhe popullit të saj. Qeveritë bien dhe ngrihen vazhdimishtë .Ato nuk janë të përherëshme .E përhershëm është Kosova dhe populli kosovar.Kosova nuk e meriton ndëshkimin.Ajo më tepër se një shekull ka qënë e ndëshkuar nga shovinizmi sërb. Mosndëshkimi nga ndërkombëtarët nuk duhet të ndodhi si mëshirë dhe as për sentimentalizëm. Kosova nuk është shkaku që u krijua kjo situatë. Është faktori sërb,janë falangat e tij, politikat ultranacionaliste të saj,që e krijuan,dhe me siguri edhe në të ardhmen do të krijojnë kriza të tilla. Kur kauza që mbron Kosova është e drejtë,pse duhet të ndëshkohet, vetëm se nuk pranohet revanshi sërb,se këmëngulet të respektohen normat e reciprocitetit. Vetëm se u tejkalua pak ushtrimi i autoritetit,me synimin për të bërë shtet në luftë me krimin, nuk i justifikohen masat ndëshkimore. Duhet të dënohet shkaktari dhe jo viktima, të ndëshkohet krimineli dhe jo preha e tij.
Frenoni, zotërinj ndërkombëtar Sërbinë, që ushtrinë me apo pa uniformë e përdorin për dhunë dhe terror ndaj vëndeve të tjera,dhe jo atë vënd që përpiqet të mbrohen me mjete rrethanore,me ato pak armë që u keni dhënë ju,si aleatët e tyre strategjik. Ndëshkoni atë qeveri që militarizon vëndine saj, që prodhon topa dhe raketa për të vrarë fqinjët,dhe jo ato shtete që mbrohet nga NATO.Sa qesharak bëhet Vucici kur ankohet në NATO,se Kosova me armatimin e saj, përbën rrezik për sigurinë dhe qetësinë e rajonit.Nuk duhet harruar se Sërbisa është një nga ushtritë Europë,më e armatosur.
Kirurgjia për ndarjen e vëllezërve siamezë
Kirurgjia botërore e mjekësisë, por edhe ajo e mendimit njerëzorë,nga kohët mitike e deri më sot nuk ka mundur dotë ti ndajë vëllezërit Siamezë.Ndarja,sipas tyre është baraz me vdekjen e binjakëve.Ndoshta të pandarë vëllezërit Siamezë i do,historia,morali,letërsia,mitologjia,pra jeta .Të bashkuar ata plotësojnë një sentencë morale,pasurojnë më mirë botën e personazheve,edukojnë deri në ekstrem simbolikën e bashkësisë. Ndarja e tyre mund të jetë edhe pamundësi historike.
Boll përpjekje po bën bota perëndimore për t’i ndarë ashtu si vëllezërit siamezë,edhe vëllezërit Putin dhe Vuçiç,ta shkëputin Sërbinë nga kthetrat e Rusisë,dhe ta bashkojnë me demokracitë e vërteta perëndimore.Partneriteti europian me Sërbinë mbështetet në analiza dhe prioritete shkencore,e gjeopolitike.Si mundet një vend si Sërbia që 30% të eksport importeve e kryen me perëndimin dhe të qëndroi larg tij, dhe afër Rusisë me të cilën kryen 5-9% të eksport importit.Kur 20% e popullsisë sërbe ka emigruar në perëndim,20% në Ballkan dhe vetëm 60% e polullsisë banojnë në Sërbi. Në Rusi shifrat e emigrimit thuajse janë të pa përfillëshme,mes tyre edhe gruaja dhe djali i Milloshevicit,që zotrojnë statusin e emigrantit politikë.Kahja nga lëviz emigracioni është një tregues i qartë i prirjeve dhe sistemeve politike që zgjedhin shoqëritë.Sot, Sërbia ndodhet në një tabllo tjetër gjeopolitike,krahasuar me vitet 1990,të shekullit të shkuar.Kufiri i saj shtetërorë pothuajse,kufizohet nga vënde antare të NATO-s.Ky është një realitet që nuk mundet të mos vlerësohet nga politika sërbe.
Po fakti i rracës sllave, besimit të përbashkët ortodoks me atë rus dhe rrymave ultranacionaliste që ende janë të forta në Sërbi,dhe që ushqehen nga Moska,a mund ta frenojnë Sërbinë në rrugën europjane? A do të ndikojnë këto faktorë në dështimin e operacionit politik,të ndërmarë nga demokracia perëndimore në ndarjen e vëllezërve Putin dhe Vuçiç?Kjo do të varet nga shkalla e demokratizimit të Sërbisë dhe shkëputja e saj njëherë e mirë nga sistemet diktatorjale.Por, sido që të vejë operacioni ndarës mes vëllait të madh dhe vëllait të vogël, të paktën Kosova nuk është përgjegjëse edhe për këtë.
Agron Berdaj
Advertisement