Një befasi e bukur e vëllimit poetik “Qyteti tjetër e poetit korçar Artur Balli.Ky vëllim na vjen si një simbiozë e veçantë me vargje kreative ku stili koherent vjen me një natyrshmëri të vargjeve duke lënë një shije estetike në elegancë dhe ndjeshmëri.Po ti bësh një portretizim vargut të mrekullon e bukura që në hapjen e saj me poezinë “Korçes sime “ku dashuria per qytetin bën që shpirti të bëhet hyjnor me krenarinë dhe bekimin se cdo shqiptar i përket Atdheut dhe vendlindjes së tij.Në poezitë që pasojnë të rrëmben ekzistenca e të bukurës me erërat kozmike dhe meteorike që si lëndë qiellore zbresin mes stacioneve dhe psherëtimave të boshtit jetësor.Ndjesia e autorit përcillet shpirtërore ku pasioni i përngjet një ëndre në nocione e trajta të paparashikuara që vjen si risi e një ringritje me pauza ku befas “bota bëhet vjeshtë me qiell të ngrysur e re të zverdhura”.Ky kontrast i bukur vjen e zbret e brishtë me ato malle të fshehura që ngelen të kufizuara në atë lirinë njomzake që herë herë ngre krye e rebelohet shumë pafajsisht.Në brendësinë e çdo poezie ka kulm të ngritur ndërgjegjsimi ku reflektimi kap boshtin narrativ duke marrë vlera artistike me nivel.Dashuria aty këtu duket platonike që shkrihet me zemrën e ngelet aty në brendësi me idenë e një lirie ku qetësia e një mbrëmje pa emër fluturon në ajër me një “flutur të verbuar “nga dashuria. Gërshetimi i natyrës me jetën tokësore jepet bukur me një diskurs letrar e gjuhësor të motivuar. Në disa poezi jepet dashuria njerëzore e veshur natyrshëm me copëza kujtimesh të së kaluarës që marrin jetë nëpërmjet korit të brendshëm shpirtëror duke mbjellë lule erëmirë në zemrën e nje vajze .
Ndonjeherë dashuria është larg brenda manastireve të mistershme ku qiejtë e kalter zbresin mbi nje mall kujtimesh.Kjo ndërthurrje merr nje nivel të lartë ku udhëtimet e ëndrave bredhin në një botë të detajuar me trille artistike, ku përmes një metafore dhe paralelizmit jepet figura e nje mësuesi si ëngjëll, e një zogu të bukur që arratiset e ndalon në bukurinë e një vajze, apo të një bukurie që mbeti e pafat aty mes dashurisë dhe shkallëve të jetës që duket se humbasin.Nga ana artistike poezia është e veshur me metafora ,epitete e krahasime fine ku fjala bëhet e lëmuar me gjeneracion konjiktiv që lëvrin si një emblemë gjurmë në udhët e jetës ku çdo gjë bëhet si një deshifrim enigmatik ku dashuria përkëdhelet nën lëkurë aty ku qielli dhe toka mbartin simbole të një lirie që kërkon diçka por humbet në labirintet e e shpirtit ndiesor”Fluturat e dashurisë shpalosen si një perlë ledhatimi që hulmuton oazin e një burimi të fshehur. Më pas autori udhëton drejt mistikes aty ku magjia kupton valët ,ëndrat që kthehen fitimtare nga zhurma e një spirance.Këto mendime shtegtare janë si një thellësi e detajuar aty ku nuk futen as perënditë për të kapur të beftën ngjarje në një zjarr të padeshifruar.Momentet enigmatike shfaqen në jehonat e një vendi të largët aq sa antikitet po aq dhe misterioz ku fatet e personazheve vishen me vello meteori tokësor që duan , japin dhe dorëzohen nga balonat bohemë që digjen nga sy lotues. I gjithë vëllimi poetik vishet në hapësira të largëta, të afërta,yje tokësor që dashurojnë ëmbël dhe digjen nga malli e brenga në zgjime kujtimesh ,në vite e kohë abstrakte për të takuarën të bukurën aty ku takohen dielli, yjet,zogjtë.Vargu i Arturit na vjen si një sukses në fushën e poezisë për të na treguar se poezia e tij vjen si një vlerë ekspresivè dhe kultivuese e gjuhës shqipe ku fjala që ai përdor ngelet e veçantë,lëvruese dhe shkëlqim motivues për gjithësecilin nga ne.Vëllimi poetik “Qyteti tjetër ” sjell paqjen e brendshme ,ndjenjën e një identiteti ku ekulibri dhe forca kreative gjen peshoren e vet…!
RUDINA PAPAJANI