Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rame Beqiri, artisti që promovon artin e tij dhe Shqipërinë në botë!

Si artist me origjinë shqiptare, me banim në Gjenevë, Rame Beqiri e ka nisur karrierën e tij artistike si aktor, kryesisht dhe në të njëjtën kohë merrej edhe me pikturë.
“Kam pasur fatin të luaja shumë role që më lejuan të interpretoja në teatro kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të fitoja çmime të ndryshme.
Më pas, në vitin 2006, u transferova në Gjenevë dhe gjeta kohë për të eksploruar dhe zbuluar këtë qytet të bukur.
Duke ecur nëpër rrugët e saj të vogla, e gjeta veten në galeritë e artit dhe më lanë përshtypje stilet dhe lëvizjet e ndryshme të piktorëve që ishin aty. Pra, pata një ide: pse të mos te beja nje lidhje me teatrin dhe pikturën.
Pse mos të krijoje një urë lidhëse mes të dyjave?
Kështu fillova të pikturoj, duke i dhënë dorë të lirë imagjinatës dhe emocioneve të mia dhe duke gjetur frymëzimin tim në jetën time të përditshme dhe në zemrën time”. -u shpreh ai në një bisedë për Intervista.al
Me kohën filloi të punojë më seriozisht edhe pse ishte shumë e vështirë sepse fillimi i çdo pune është sfidë në vete.
“Ia dhashë vetes një detyrë që çdo ditë të kem.
Një kontakt të ri në këtë fushë kështu fillova të njohë artistë e njohës të artit.
Fillova të kërkoj mundësi që të më hapen dyert nga ndikush por kohë e gjatë kaloi dhe sukseset e mia ishin shumë të vogla duke u refuzuar.
Mirëpo duke u frymzuar nga njerëz të suksesshëm që edhe ata janë refuzuar nuk u dorëzova, vazhdova të punoj.
Ajo që ndodhi i ndryshoi jetën! Deri sa erdhi monenti që të shesë rastësisht pikturën e parë me një çmim të mirë që për artistin edhe pse piktura kishte vlerë kjo ishte si një lojë fati e ardhur në momentin e duhur!
Prej aty lindi një forcë dhe një vetbesim më i madh.
“Më pas hapa një ekspozitë në një shtëpi të një biznesmeni që e organizoi për familjen e tij dhe nga aty u ktheva pa pikturat e mia sepse i blenë të 30 që i kisha dërguar”. -tregon ai mes të tjerash!
Kështu filloi të ekspozojë vazhdimisht, por tani më i sigurtë në rrugën që kishte ëndërruar.
Gjatë kohës së pandemisë dëgjonte muzikë të mirë por edhe punonte shumë.


“Edhe pse ishte kohë e trishtuar mua më hyri në punë për të qëndruar më gjatë në atelien time dhe të pikturoja sepse problemi më i madh i një artisti nëse nuk gaboj është të qëndroj gjatë në një vend dhe kjo kohë për pos opsionit për të qëndruar me ngjyrat ishte edhe detyrim.
Suksesi im më i madh erdhi me përfundimin e covidit mora një ftes që të marr pjesë në një simpozium të organizuar nga Unesco në Paris në sheshin Nelson Mandela në nderim te tij. Si dhe u mbajt një ekspozitë me disa artistë pjesëmarrës ku unë e përfaqësova Shqipërinë. Këtu pata kontaktin me njohës të artit ku më pas më erdhën mundësit e tjera të ekspozoja në Milano Mads Galeri e në Barcelonë në Pedrera Galeri, në Gjenevë në Galery Hermance. “Boming Festival Bolonia, në Sarajevë ekspozitë në akademin e artit së bashku me profesor dhe studentë ku aty mbajta një ligjëratë rreth punës sime para studentëve të Akademisë.”

Advertisement

Si anëtar i Komunitetit të Përzgjedhjeve të Filmave në festivalin Internacional Fifog në Gjenevë, festival që këtë vit është edicioni i 18 e ka bërë të mundur që çdo vit të jetë një film shqiptar që të garojë në mesin e filmave të tjerë.
Ky vit do jetë viti i tretë radhazi që do të kemi fatin të shikojmë film shqiptar.
Vitin e parë ishte një film nga Prishtina “Cirku fluturues”më pas “Bolero ne villen e pleqve” nga Tirana dhe këtë vit “I Treturi”që vjen nga Shkupi.
“Jam munduar që të preki prej të gjitha trojeve shqiptare dhe i bindur që të vazhdojmë vitin tjetër sepse ky edhe është misioni im që të bëjë sa do pak që mundem për vendin tim.
Nuk harron të falenderojë edhe komunitetin shqiptar në Gjenevë të cilët e bëjnë të njëtën gjë me plot dashuri.

“Gjatë festivalit do të kem një ekspozitë në shtëpinë e artit të Gjenevës Maison Grütli.
Ekspozita do të jetë me temën për të zhdukurit e luftës së Kosovës në bashkpunim me shoqatën e të zhdukurve në Gjeneve ku me të njëjtën temë do zbresë në prishtinë në festivalin Etno Fest.”
Në shtator do të ketë një ekspozitë në “Galerine 546 “ me një artiste nga Ukraina e përkrahur nga komuniteti ukrainas që jetojnë në Gjenevë ku një pjesë e të ardhurave të pikturave do të shkojnë për misionin bamirës për familjet e prekura nga lufta atje!
E ç’të themi më shumë përveçse suksese dhe arritje të tjera më tej…!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

How to Create Meaningful Traditions in Modern Families

Next Post

Moderatori dedikim emocional partneres, ndan lajmin e ëmbël

Advertisement