Shitjet e kasetave kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vjet, sipas një studimi.

Siç raportoi Radio X, Industria Fonografike britanike (BPI) gjeti se popullariteti i këtij formati ishte rritur më 10 vjet në vazhdimësi. Shitjet e kasetave megjithatë mbesin më ulët se regjistrimet e reja.

Numri total i shitjeve të kasetave është rritur nga 3,823 më 2012 në mbi 195,000 më 2022.
Është thënë se rritja është nxitur nga publikimet e artistëve të mëdhenj si Arctic Monkeys, Harry Styles dhe Florence + the Machine. Sipas BPI, shitjet më të mëdha të kasetave u bënë në vitin 2022.

