Dëshironi të konsumoni një vakt të këndshëm me familjen, po e keni të vështirë të zgjidhni? Keni dëshirë ti shpëtoni kaosit të Tiranës? Këtë oaz paqeje e gjeni në “Aromë Fshati” në Romanat në Durrës, ku përmes mikpritjes ka dyert e hapura për të gjithë ata, që duan të shijojnë gatimet tradicionale të përgatitura me dashuri nga specialistë të kësaj fushe. Me dyer të sapo çelura, por nën firmën e një shefi me vite eksperiencë, në këtë restorant do të shijoni gatime të shëndetshme por edhe të preferuara duke i lënë një shije kënaqësie kujtdo që hyn në restorantin e shef Gesti Llucës!
Nëse keni kuriozitetin se si ka ardhur në këtë formë “Aromë Fshati”, ju rrëfejmë se gjithçka ka nisur vite më parë me profesionalizmin e shef Gestit i cili e ka kurorëzuar pasionin dhe eksperiencën në një emër “Aromë Fshati”, për të vijuar punën fort në ndërtimin e një ambjenti fantastik. Në “Aromë Fshati” prioritet i është dhënë sidomos natyrës…I janë përkushtuar këtij ambjenti, i cili i ka bërë edhe më të kujdesshëm ndaj njerëzve, për tu kujtuar atyre se gjithçka nis nga pasioni për punën, cilësia dhe detajet. Deri tanimë kanë treguar që dinë ti kënaqin klientët, kështu që ftojnë të gjithë ata që ende nuk kanë shkuar te “Aromë Fshati” për shijen e produkteve të freskëta e jo vetëm, pjata të gatuara me dëshirën për t’ju kënaqur shijen dhe mendjen me ambjentin relaksues dhe pamje fantastike! Si thoni për një vlerësim me notën 10 për vullnetin, përkushtimin dhe dashurinë për gatimin që shef Gesti ju fton t’a vërtetoni në pjatat dhe gatimet e tij?!
Advertisement