Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Navigating the Evolving Landscape of Global Trends
Njihuni me Robotët më të avancuar mjekësorë! Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekësor
Tips for Building Resilience in Times of Change

Njihuni me Robotët më të avancuar mjekësorë! Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekësor

A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një roboti që kryen operacionin e tyre ose i ngushëllon ata në kohë stresi, ajo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën e zhvilluar të kujdesit shëndetësor, ku interesi për (dhe financimin) e robotëve mjekësorë brenda fushës së inxhinierisë biomjekësore është duke u ngritur për shkak të saktësisë dhe precizionit të tyre.
Ka arsye të mira që inxhinierët biomjekesore po zhvillojnë robotë mjekësorë për t’u përdorur në sistemin mjekësor. Ndryshe nga qeniet njerëzore, robotët janë të palodhshëm dhe “duart” e tyre nuk dridhen kurrë. Ata mund të kryejnë lëvizje të sakta edhe përtej kufirit të lëvizjes njerëzore dhe të jenë të pranishëm me pacientët për aq kohë sa është e nevojshme. Robotët mjekësore jane preçizë dhe nuk gabojnë.
Njihuni me 5 robotë biomjekesorë të zhvilluar kohët e fundit që aktualisht janë aplikuar në vendet e zhvilluara, në spitalet dhe qendra të trajtimit për të përmirësuar cilësinë e kirurgjisë dhe të kujdesit ndaj pacientit.

Advertisement

  1. Roboti kirurgjikal “DA VINCI”

Është e paimagjinueshme, por e vërtetë: Më shumë se 350,000 njerëz vdesin në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe gjithashtu numri i të vdekurve në trajtë globale është shumë i lartë nga gabimet dhe operacionet jo të sakta kirurgjikale, disa prej të cilave mund të parandalohen.
Sistemi kirurgjikal “Da Vinci”, një sistem robotik i fuqishëm i cili po përdoret për të zvogëluar gabimet kirurgjikale dhe për të evituar dështimet gjatë operacionit. Sistemin Automatik Da Vinci krahas preçizionit dhe saktësisë së lartë bën të mundur që dhe operacioni të jetë sa më pak invaziv për mijëra pacientë.
Sistemi kirurgjikal Da Vinci u jep kirurgëve kontroll më të saktë për një sërë procedurash. Duke përdorur teknologjine vizive 3D me kualtet të lartë dhe softuerin i cili zëvendëson kyçet dhe duart e një kirurgu, sistemi da Vinci bën prerje të vogla, shumë të sakta që duart e mjekut nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë.
Meqenëse Sistemi robotik Biomjekësor Da-Vinci bën prerje apo inçizione të vogla, kjo bën të mundur që koha e rehabilitimit (rikuperimit) të pacientit të jetë shumë e vogël dhe pacienti shumë shpejt mund t’i kthehet jetës së tij normale.
Inxhinieria Biomjekësore është piedestali i shkencës mjekësore dhe vazhdimisht në vendet e zhvilluara bëhen kërkime shkencore për të përmirësuar gjithnjë e më tepër cilësinë e kirurgjive dhe fokusin ndaj pacientëve dhe gjithashtu për të diagnostikuar me një saktësi shumë të lartë sëmundjet e rënda si Kardiovaskulare, Kancerin, Zëvendësimin e Valvulave kardiake (të zemrës) dhe disa kirurgji të tjerë të ndërlikuara.

  1. Roboti Xenex Germ-Zapping (Roboti i disinfektimit maksimal)
    Krahas Sistemit Robotik Da-Vinci i cili bën minimizimin e gabimeve njerezore mjekësore kirurgjikale një tjetër kërcënim për jetën janë dhe infeksionet në spital.
    Ky është një tjetër problem në kujdesin shëndetësor që mund të përmirësohet me robotët. Sistemi robotik i automatizuar “Germ Zapping” kryen procesin maksimal të disinfektimit të dhomave dhe kjo realizohet për të evituar viruse apo baktere të cilët ndikojnë mjaft negativisht tek pacienti post-kirurgjikal (pacienti i cili sapo ka dalë nga operacioni).
    Ky lloj sistemi automatik disinfekton dhomat e pacientëve të të gjithë spitalit në pak minuta duke përdorur një teknologji që pulson rrezet UltraVioletë (UV) me një spektër të gjerë, e cila shkatërron një sërë bakteresh mjaft të dëmshme dhe duke vrarë dhe mikro-orgnanizma të cilët mund të përkeqësojnë gjendjen e pacientit azmatik dhe alergjik.
  2. Roboti CyberKnife
    Cyberknife është një sistem kirurgjik robotik që sjell terapi rrezatimi tek tumoret me preçizion nën 1 milimetër. Ky system robotik është shpikur në vitet 1990.
    Sistemi CyberKnife tani po përdoret për të trajtuar kancerin e vështirë në spitalet dhe qendrat e trajtimit në të gjithë Boten e zhvilluar kryesisht në ShBA, Kanada, Europën Perëndimore ndërsa në Ballkan e posedon vetëm Turqia dhe Greqia.
    “Thika Kibernetike” Cyber-Knife nuk është një thikë në vetvete, por një system, i cili gjeneron në mënyrë shumë të saktë një burim rrezatimi të montuar në një krah robot,i i cili gjeneron një rreze shumë preçize të radioterapisë që manovron dhe përshtatet shpejt.
    Sistemi Robotik i diagnostikimit të tumoreve dërgon rrezatim të fortë në masen tumorale, e cila mund të jetë (malinje ose beninje), duke u pozicionuar vetvetiu në shumë kënde të ndryshme për të shënjestruar tumorin nga të gjitha anët pa pasur nevojë të ripozicionojë pacientin.
    CyberKnife trajton të gjithë masat tumorale në zonat e ndryshme trupit disa prej të cilave janë mjaft komplekse të realizohen në mënyrë invazive të hapur me kirurgji.
    Sistemi kirurgjikal Cyberknife përdoret tek pacientët të cilët kanë masat tumorale ose kancerogjene në zona të veshtira si në Mushkëri ku ndërhyrja me bisturi është shumë e vështirë, në zemër, në heqjen e masave në zona shumë të vështira të trurit (Celebralit), në kancerin e prostatës, kancerin e melçisë, etj. Kjo pajisje ka një preçizion shumë të lartë dhe eviton kirurgjinë invazive me bisturi.
  3. Sistemi robotik fantastik TUG
    Një tjetër pajisje robotike mjaft interesante është shpërndarja e vakteve të ushqimit në spitale në mënyrë automatike. Kjo u vjen në ndihmë stafit infermieror që të fokusohen më tepër trajtime më të rëndësishme se shpërndarja e vakteve të pacientëve.
    Ky system robotik ka një server qendror ku në të është instaluar një softuer dhe është i programuar që të shpërndajë vaktet në orën specifike sipas lokacionit të dhomave në pavion.

5) Mini-Robotët (Robotët e Miniaturës)
Janë Robotë të vegjël të cilët qarkullojnë në organizmin tonë për të diagnostikuar sëmundje të ndryshme mjaft të avancuara dhe të kancerit.
Këto robotë mund të gëlltiten ose të injektohen më anë të rrugëve intravenoze.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Navigating the Evolving Landscape of Global Trends

Next Post

Tips for Building Resilience in Times of Change

Advertisement