Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Genta Xhaferri: Shqipëria, dashuri në deje

Këngët e hershme kanë mbetur ikona e nostalgjisë per çdo familje shqiptare. Tregu muzikor ka marrë një formë tjetër, duke sjellë rryma të ndryshme dhe moderne larg tingujve te ëmbël që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Ajo që sot po e kthen kohën pas duke ruajtur vlerat, traditat muzikore është këngëtarja e njohur ndër vite Genta Xhaferri. Këngët e saj më të suksesshme dhe të vleresuara me çmime janë “Do të vdes nga dashuria” me Hysni Zelën, tek “Këngët e stinës “vendi i tretë, “Bëj sikur s’dua por dashuroj” këngë shume e dashur për publikun e vlerësuar tek “Hiti i Këngës Popullore” çmimi i parë i vendosur nga publiku. Ajo jeton prej vitesh në USA dhe nuk harron që herë pas here të sjellë një produksion të ri, madje këtë herë ka dy të tillë, “Pyes djalin” dhe “E imja dashni” të cilat janë pritur po aq mirë nga publiku!

-Genta përshëndetje, si hyri ky vit i ri për ty?

Advertisement

-Përshëndetje Shqipëria ime që më mungon shumë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Vitin e Ri  e prita në skenë duke kënduar muzikë shqip për shqiptarët e Amerikës. Vitin që kaloi e lashë me dy këngë të publikuara .

-Po, dy këngë të reja të publikuara, “Pyes djalin” dhe “E imja dashni” a kanë gjetur mbështetjen e publikut apo kanë kaluar pritshmëritë? Cila më shumë?

-Unë i  dua shumë këngët, të dyja, por më mirë u prit kënga “Pyes Djalin” kjo ndoshta sepse shumë shqiptarë që jetojnë larg e gjejnë veten ndoshta. T’ju tregoj një fakt të vogël për këngën. Në vërtetë e pyetëm djalin se donim të ktheheshim në Shqipëri dhe na tha duke qarë “This is my Country mom”(Ky është vendi im mami)

-Profesion apo pasion, muzika është pjesë e jotja prej shumë vitesh tashmë, çfarë të bën kaq të lidhur me të?!

-Muzika për mua është gjithçka dhe profesion dhe pasion. Pa muzikën nuk jetoj dot.

-Po koha tjetër që nuk është e muzikës, e kujt është?

Sigurisht e familjes. Gjëja e parë e rëndësishme në jetë është familja! 

-Mes muzikës dhe familjes, si balancohet jeta e Gentës?

-Ashtu siç e thashë edhe më sipër, kuptohet familja është plani numër një, por pa anashkaluar dhe planet dhe projektet në muzikë. 

-Çfarë të mungon nga Shqipëria? E viziton shpesh? Po për çfarë nuk të merr malli?

-Shqipëria më mungon shumë. Shqipëria është dashuri në deje. Nuk mund të them se më merr malli për diçka të caktuar, por do të dëshiroja ta shihja që përparon dhe ti japë mundësi rinisë, njerëzve me vlera mos t’i lërë rininë të marrë rrugët e botës!

-Çfare ka në projektet e tua në të ardhmen?

-Jam në përpjekje të një baladë ishalla më vjen një këngë si e dëshiroj unë. Ju uroj të gjithëve suksese dhe arritje në çdo sferë pune!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

LIRIA DHE ËNDRRA E PASOSUR E NJË GRUAJE…! NGA RUDINA PAPAJANI

Next Post

Reducing Environmental Impact with Everyday Choices

Advertisement