Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Unë jam femër! Nga Tereza

Unë jam femër!
Jam femër dhe ndjej frikën që, për hir të së vërtetës, dua ta besoj se rrjedh prej brishtësisë së natyrës femërore dhe nuk dua ta shoh aspak si frikë timen. Dua të besoj se, frika ime është frika e të gjitha grave në botë, që kanë ndjerë një herë të vetme apo vijojnë ta ndjejnë kur jeta i përball me sfida të vështira.
Unë nuk është se nuk ndjej frikë. Veshur me një buzëqeshje që ngjall ndoshta trishtim për ata që dinë të lexojnë përtej makiazhit, por forcë për sipërfaqësorët, e filloj dhe e mbaroj ditën mekanikisht me të metat, dështimet, sukseset dhe triumfet në punë, por mekanikisht.
Ajo frika ime e madhe vjen, nxjerr krye, sa herë nisem për në shtëpi. Sapo kujtoj që askush nuk më pret, shtrëngoj edhe më fort dorën e fëmijëve të mi.
Është e ftohtë vetmia, të vret, dhe nuk të vret me një të qëlluar, por të vret duke të zhveshur të gjitha forcat, çast pas çasti, ditë pas dite, kohë pas kohe.
Ti nuk vdes në një ditë, ti jep shpirt çdo ditë dhe pafuqishëm zvarritesh për pak rezistencë.
Ndjej frikë, frikë për një vetmi të përjetshme. Femrat janë të forta thonë, por ndonjëherë nuk duhet të jemi të forta, as sfiduese as triumfatore, ndonjëherë duam vetëm në dobësinë tonë, në atë paaftësinë tonë dhe në dështimin tonë të natyshëm, dikush të na buzëqeshë, dikush të na dojë, dikush të na përqafojë dhe të thotë: prano dështimin, shkrihu në faj, qaj, nuk është turp të jesh e thyer.
Njerëzit kanë natyrë të lëngshme, ngrijnë dhë shkrijnë sipas situatave. Të jesh i ngurtë gjithmonë  është një koma e përjetshme.
Të ngrish dhe të shkrish është njerëzore, gjithmonë e ngrirë është e frikshme.
Nuk është së unë nuk ndjej frikë  kur ul kokën mbi jastëk dhe nuk duhet të kem një krah që të thotë: lëri ëndrrat të lira, jemi bashkë tani e përgjithmonë.
Në atë shtrat, nuk do ndjej më ngrohtësinë e një qënie që pranon të më mbrojë më shumë se sa prej të ftohtit të acartë të dimrit, prej ndjenjave të acarta të një bote të egër që kërkon të të shtyjë në emër të ekzistencës së saj. 

Në të tilla çaste, më duhet të gjej forcën dhë të mbyll sytë, të mos ndjej dëshirën dhe të mos kem instikt, të mos kem ëndrra dhe të përpiqem ti mbijetoj errësirës së natës, ftohtësisë dhe pabesisë së saj.

Dhe kur mëngjesi vjen, kam frikë që të zgjohem e të dal ecëjakeve të botës, e tillë botë e ftohtë, e vështirë për mbijetesë, të dal e të mos kem varur mbi qafë shallin e dashurisë që do doja, atë shall që dikush ma mori, ma grisi e ma përdhosi, dhe tani kam vetëm shenja plagësh mbi qafë, mbi trup, mbi shpirt.

Kthej sytë dhe shoh barrën mbi kurriz. A e kam unë forcën e duhur t’ja dal me to?
Janë femra edhe ato. A do mundëm unë t’ju jap modelin që dua, por jo modelin që jam?
Ndjej se nuk jam mjaftueshëm, por a do mund të bëj mbi atë që jam, aq sa vërtetë duhet?

Mendojnë se unë nuk kam frikë?
Jeta është plot sfida dhe sfida më e madhe është ndërtimi i botës së tyrë përtej kapacitetit prindëror. Kjo është ajo që çdokush dëshiron, e jo vetëm dëshiron, por  e nis ditën por edhe jetën rreth të vetmit qëllim, përsosmërisë së krijesave që pafajsisht erdhën në jetë.

Si një thupër e lagur dridhem sa herë mendoj se një mision të vështirë (që nuk dua ta besoj të pamundur), kam marrë mbi supe.
Duhet të përçoj siguri kur edhe vetë ndjej dyshim.
Ky është realitet i sajuar keq, shumë keq. Kërkojmë me nxitim të ndërtojmë të ardhmen, kur e tashmja e as e shkuara nuk na kanë ndërtuar dot. Pastaj ti gjen mijëra arsye për të vijuar por nuk bind vetën që vetëm një arsye mjafton për të hequr dorë. E pastaj ikën dhe ikën drejt drejtimeve të kundërta.
Isha e vogël, por ky nuk është justifikim.
Justifikimet në jetë janë për përtacërinë. Mbase ishte fati. Por çrëndësi ka kjo.
E bëra, nuk zhbëhet. Harro thonë, por kur të kërkojnë të harrosh, harrojnë së po të kërkojnë të harrosh pikërisht JETËN TËNDE. Atë që ti je, por edhe atë që ti ishe ndoshta edhe atë që do jesh.
Sepse e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja nuk janë vetëm tre kohë zgjedhore, por zinxhir të një jete. Ajo që ishte dhe shkoi, patjetër që është në ty ende, sado koha dhe çfarëdo tjetër ta zbehë, nuk ndodh kurrësesi të kthehet në pluhur. E ardhmja është ajo që ne shkruajmë çdo ditë dhe nuk vjen me një shkop magjik, me kismet çfarë sjell e nesërmja.
Njeriu jeton në tre kohë, por nuk jeton tre jetë, jeton një dhe vetëm një.
Nuk jam tretur e gjitha sado kam harruar të kaluarën e as nuk do mund të tretëm e gjitha edhe nëse jetoj me shekuj.
Jeta është udhë e cila nuk bëhet dy herë, por hapat e saj, sado të largët të jenë, janë bërë, janë bërë nga ti.

Kam në brendësinë time disa parime, parime që i thej çdo ditë por i ngjis prap çdo natë, me shpresën që nuk çalojnë këmbësh aq shumë sa të mos pranojnë copëzat e tyre e të bashkëqëndrojnë përsëri.
Kam edhe unë disa parime që më lënë e më zhduken sa herë ndihem e dobët dhe e shpartalluar, por në fund të fundit jam femër, në fund të fundit jam grua, dhe një grua është përcaktuar të jetë nënë sepse është e brishtë.
Një grua është grua se qan, qesh, triumfon, dorëzohet, thyhet dhe ngjitet prap. Është aq e fortë sa edhe e dobët, aq e ngurtë sa dhe e lëngshme, është aq bosh sa dhe e motivuar.
Ja, të gjitha këto janë në mua.
Ja, të gjitha këto janë në një femër.
Qesh çdo ditë por edhe qaj, e në atë buzëqeshjen time të zbehtë përpiqem të përçoj siguri, por nuk ndjej jo, madje ndonjëhërë më duket sikur po vdes.
Qaj shpesh, po, qaj, e sado më kritikojnë s’po tregon maturi, ndjej të them se dhimbja nuk është diçka që duhet mohuar, njëriu që është i gjallë ndjen, dhe dhimbja është gjithashtu ndjenjë.
Qaj sepse të tillë kam tipin, shkrij dhe ngrij shumë shpesh. Herë si qiri i ndezur e herë si qiri i fikur marr formën e lëngshme ose të ngurtë.
Ndjej dhimbje, patjetër që ndjej. Ndryshe nuk do ndjeja se kam jetuar atë që ka qenë jeta ime.
Qesh, qesh sepse mendoj se të qeshësh është motivuese dhe ndjej momente që do ja dal.
Nuk ngre flamujt me triumfin e një zgjedhjeje për një jetë vetëm, por nën dhimbjen dhe frikën time të tejskajshme për t’ja dalë, shpesh përpiqem të mbledh grimca shprese, me një qëllim të vetëm, që kur të plakem, të mund të ndjej krenari dhe shpërblim nëpërmjet suksesit dhe arritjeve të atyre të dyjave, busullës sime të orientimit dhe qëllimeve të mia të vetme në jetë.

Ndjej frikë sepse dëshiroj shumë edhe kur jam tmerrësisht e thyer, që kur të shkoj 70 apo 80 vjeçe, më atë shkopin që mban një plakë që vuan prej tensioni e dhëmbët i kanë rënë, të jem ulur në një kolltuk dhe të shoh emra suksesesh e harqe triumfesh për fëmijët e mi, femrat mia që solla në jetë.
Me një synim të tillë do vijoj të jetoj, duke harruar me mijra herë veten, por jo pa frikë, jo pa ndrojë, jo pa stepje.
I trembëm jetës, tmerrësisht për to e aspak për vete, por mes frikërave të mia, do vijoj të jetoj, mbi të gjitha, me të vetmin synim, që ato të dyja dikur, të jenë pamja më e bukur në pasqyrën e jetës sime!

18:41
09.02.2023

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ways to Maximize Efficiency Without Sacrificing Quality

Next Post

Të shkosh apo mos të shkosh në teatër? Të jesh apo mos të jesh spektator? Nga Mimoza Kuchly

Advertisement