Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Thirrje kryeministrit tim! Nga Artan Kristo

I nderuar Zoti Edi Rama!
Po ju bëj një thirrje jo si gazetar dhe ekonomist, po si një taksapagues i këtij vendi me të drejtën që më jep ai 15 përqindshi që ju me merrni në burim për çdo të ardhur dhe 20 përqindshi që më merrni me TVSH si dhe më shumë taksa e akciza. Po të shkruaj se më vret në shpirt fakti që paratë e mia gjenden në sirtarë mbathjesh firmato të punonjëseve të tua dhe nëpër tuba sobash e poshtë dysheqeve që qelbin erë imoralitet. Te lutem, lëri lojërat me video e me shkarravina për punët që po bën në krye të qeverisë. Hallet e Shqipërisë tani nuk janë as stadiumet e as amnistia fiskale. Halli i vetëm i këtij vendi është korrupsioni që po na gërryen. Te lutem lër çdo gje dhe merru vetem me të. Dil para shqiptarëve dhe thuaj të vërtetën, tregoja sëmundjen, udhëhiqi në këtë luftë dhe do t’i kesh mbrapa pa qenë nevoja për ERTV, video dhe marifete reklame. Dil se do mbetesh në histori. Nuk është e vështirë t’a bësh, mjafton të duash.Mendoj që aftësi ke! Veç kësaj vetëm dy milionë e gjysmë kemi mbetur. Jemi shumë kollaj për t’u qeverisur. Nëse nuk e bën dot, ik se nuk kemi nevojë për asgjë tjetër nga ty. Ik edhe nëse e bën dot, por nuk të lënë. Lërja vendin dikujt që e bën këtë. Çdo njeri që i dhemb atdheu, që ka pak kulturë dhe shkollë e bën shumë kollaj këtë gjë. Le të mbetet ai ose ajo në histori. Artan Kristo

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Crafting a Lifestyle That Aligns with Your Core Values

Next Post

DRITË JESHILE NË…TUNEL! NGA RUDINA PAPAJANI

Advertisement