Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Klarisa Rexhvelaj: Kujdesi ndaj shëndetit, pasion dhe mision!

-Klarisa, do donim një prezantim më të detajuar për veten që edhe lexuesi të të njohë më shumë…!

-Përshëndetje! Unë kam lindur dhe jam rritur në Malësinë e Madhe, me ngrohtësinë e një familje që u kujdes të përçonte tek unë vlerat njerëzore dhe traditat historike që kjo zonë mbart. Njihen si njerëz mikëpritës, të besës, që flasin pak e saktë e s’u bie fjala në tokë, e jam munduar shumë që këto ti përvetsoj dhe si pjesë të karakterit tim. Gjimnazin e kam kryer në qytetin e Shkodrës, ku me krenari ja dola të isha një nxënëse ekselente e maturës së gjimnazit “Hasan Riza Pasha”. 

Advertisement

Që në atë kohë e kisha ëndrrën e madhe të studioja në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ëndërr që me punë ja dola ta realizoj e sot jam Mjeke Stomatologe e sapo diplomuar me rezultate shumë të larta. 

-Pse zgjodhe Stomatologjinë?!

-E dua profesionin tim! E kam zgjedhur me shumë dëshirë që ta ushtoj me etikë të lartë profesionale e me përkushtim në kujdesin ndaj pacientëve të mi.  Punoj çdo ditë pa u mërzitur dhe mendoj që çelsi i suksesit qëndron në faktin që kam kthyer në profesion pasionin tim, atë të përkujdesit karshi shëndetit njerëzor.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shikosh buzëqeshje rrezëdhitëse në fytyrat e atyre që janë ulur në karrigen tënde të punës. Buzëqeshje plot dritë në kuptimin e plotë të fjalës jo atë metaforik, pasi këtë bëj çdo ditë.

-Çfarë po ecën me hapa galopantë në Stomatologji?

-Dita ditës njerezit prirën te kenë kërkesa dhe pritshmëri shumë të larta estetike dhe kjo është fusha e stomatologjisë që po merr vëmendjen kryesore ndaj dhe po përgatitem të vazhdoj studimet e mia te specializimit në këtë fushë jashtë Shqipërisë. Kurrsesi për të qëndruar por për t’u kthyer të punoj e të jetoj ne vendin tim e t’i shërbej me përkushtim njerëzve të mi. Nuk është idealizëm por besimi se dhe Shqipëria do te arrijë një ditë të ketë mundësi si vendet e tjera të Europës!

-E ndërkohë edhe angazhimi yt në politikë nuk është më i paktë apo jo? 

-Vitet e mia studentore i kam kaluar në protesta e në angazhim politik e social pasi kam besuar fort se rinia është motori që sjell ndryshimet e mëdha në shoqëri. 

Drejtoj një grup të rinjsh vullnetarë “12MuajAktivizëm” ku të gjithë sëbashku po bëjmë një projekt social ku çdo muaj bëjmë një nisëm me karakter social e humanitar.

Kemi zgjedhur data të shënuara për të dhënë mesazhe të bukura sensibilizuese se të rinjtë janë vital, kreativ e të dobishëm për shoqërinë.

-E faktikisht pse je angazhuar në politikë, nga buron dëshira?

-Më pyesin shpesh përse angazhohesh në politikë. Me krenari e them se vij nga një familje e përndjekur politikisht e me tradita të djathta.  E dardha bie nën dardhë! Ne të rinjtë jemi ata që mund të ndryshojmë faqen e historisë e angazhimin e kemi detyrim qytetar. Flas shumë për ndryshimin si koncept por nuk duhet harrurar se ndryshimet në vetvete janë vendime politike të cilat i kanë në dorë njerëz të zgjedhur.

Përmes këtij angazhimi synoj që një ditë të kem mundësi të punoj në fushën e shëndetësisë e të implementohen politika sociale të cilat nuk po funksionojnë siç duhet në vendin tonë!

Në këtë mënyrë gërshëtoj në përditshmëri të gjithë dimensionet e mia si qenie njerëzore.

E besoj fort se me punë e pamundura bëhet e mundur!

-Nisma juaj më e re është gjithëpërfshirëse dhe me synim të qartë për të forcuar dëshirën për të lexuar shqip…

-Nisma e fundit ka qenë kjo e muajit nëntor “Dhuro një libër në gjuhën shqipe” e të gjithë librat e dhuruar do të dërgohen në trevat shqipfolëse të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë si dhuratë simbolike e unitetit kombëtar  e pse jo të sjellim në kujtesë rëndësinë e librit e cila po lëkundet në  këtë botë të digjitalizuar. 

-Nismat e tjera kanë qenë të natyrave të ndryshme apo jo?

-Nisma të tjera kanë pasur në fokus shëndetin e gruas e ofrimin e kontrolleve shëndetësore falas për zonjat me pamundësi ekonomike në 8 mars, ofrimin e shërbimit dentar falas për fëmijët autik në 2 prill e shumë të tjera që do pasohen nga shumë të tjera më tej…!

-Motoja që të shoqëron gjatë jetës tënde…!

-Përgjatë jetës kam mësuar se mundësitë duhen krijuar me punë e jo duke pritur, e me punë konsistente e pamundura bëhet e mundur, kjo është motoja që më shoqëron gjithmonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

<strong>Me dashuri dhe këngë nga Gerona!</strong>

Next Post

Crafting a Lifestyle That Aligns with Your Core Values

Advertisement