Stjepan Mesić (lindi më 24 dhjetor 1934) është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Para se të shërbejë dy mandate pesë-vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë (maj-gusht 1990) pas zgjedhjeve të para shumë-partiake, president i fundit i presidencës së Jugosllavisë (1991) si dhe kryetar i parlamentit kroat (1992–1994).

“Krishtlindje ne Tirane 8” spektakli me i bukur i fundvitit, i cili do te transmetohet ne 25 dhjetor 2022 ne Klan Plus dhe Klan Plus Macedonia ka te ftuar emra te medhenj, emra dhe figura te cilat jane admiruar prej vitesh nga shqiptaret. Nje prej tyre eshte edhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç, njeriu qe mbajti qendrim pozitiv gjate gjithe karrieres ndaj shqiptareve. Ai eshte i ftuar nga producenti Sokol Guga ne “Krishtlindje ne Tirane” dhe eshte pritur nga personalitetet shqiptare. Pritja qe iu be nga kryebashkakiu i Kamzes z. Rakip Suli, ishte mbreselenese dhe la pershtypje shume te mira tek z. Mesiç. Ai u shpreh i lumtur qe ndodhej ne Tirane dhe qe kishte kaq shume njerez qe e njihnin dhe e vleresonin. Duartrokitje pa fund ka marre edhe nga publiku ne salle i cili e nderoi ish presidentin Mesiç. 

Ish Presidenti sot feston datelindjen dhe ne i urojme edhe qindra vite te tjera me kete pozitivitet sepse politikes i duhet kjo fryme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *