Ai publikoi albumin e tij të parë në 1997, ndërsa u shfaq gjithashtu në një serial.
Aaron Carter, ish-këngëtari dhe vëllai më i vogël i Nick Carter nga Backstreet Boys, ka vdekur në moshën 34-vjeçare. Policia e Los Anxhelosit u thirr në rezidencën e tij në orën 11 të mëngjesit ditën e djeshme. Ai u gjet i vdekur në vaskën e tij.
Autoritetet nuk thanë se cili ishte shkaku i vdekjes, ndërsa ishte familja ajo e cila lajmëroi për ngjarjen e rëndë.
Ai u bë i njohur me këngët pop, përpara se të nxirrte albumin e tij të parë në vitin 1997. Albumi i tij i pestë në karrierë u publikua në vitin 2018. Carter, ishte i njohur edhe për rolet e tij në televizion si “Lizzie McGuire” në Disney Channel dhe “7th Heaven”.
Në vitin 2017, ai zbuloi se ishte biseksual. Carter ka folur hapur për luftën e tij me depresionin, ankthin dhe skizofreninë. Ai la pas një djalë 11 muajsh.