Këto ditë në një nga emisionet televizive ku analizohej greva e disa pedagogëve të universitetit, njëri nga analistët, i shquar për gjuhën popullore, por edhe për thellësinë e mendimit, me të drejtë u shpreh se, pa mësues nuk ka komb. Një thënie profetike,himn,një sentencë filozofike, e vërtetë e pa kundërshtueshme. Mesuesit e mëdhenj si Papa Kristo Negovani,Petro Nini Luarasi,Koto Hoxhi, At Stath Melani, Pandeli Sotiri, Frasherllinjtë , Migjeni, firmëtarët e Kongresit të Manastirit etj,janë argumenti më bindës i lidhjes së kombit me dijen ,gjuhën ,me heroizmin atdhetar,me flijimin në emër të Shqipërisë dhe shqiptarizmit.Deri këtu në thënien e analistit, gjithçka është në rregull. Por a mund t’i shkojë kjo thënie një grushtë njerëzish të emëruar si pedagogë, që synojnë të bënin një greve tërësishtë politike, kur ata me ligj janë të depolitizuar? Një veprim me prapavija të thella partiake,me kapriçio dhe egoizëm militantësh.
Në këtë rastë krahasimi jo vetëm që çalon, por është fare në të kundërt të modelit të mësuesve të vërtetë të dritës që rilindën kombin shqiptar. Akoma më skandal dhe turpërues kur disa nga drejtuesit e sindikatave të pedagogëve janë evidentuar si pjesë e strukturave famëkeqe që udhëhoqën vrasjen e popullit në vitin e mbrapshtë të 97-tës.Si mundet që kësaj kategorie kriminelësh t’u recitohet thënia se pa mësues nuk kemi komb.Këta e vranë dhe e poshtëruan kombin,nxitën luftën mes veriut dhe jugut,ushtruan terror e genocid dhe synuan përçarjen kombëtare.Jo vetëm këta, por gjithë administrata shtetërore që mori pjesë në atë masakër në vitin 97-të,sot me ligje duhej t’i ndalohej pjesmarja në punët e shtetetit.Dhe Shqipëria që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot,ka mjaft modele të përjashtimit të administrative shtetërore nga qeverisja e vendit,deri edhe duke përdorur metoda absurde, ekstreme dhe hakmarrëse. Ndërsa për administratën më famëkeqe në historinë e Shqipërisë që frymëzoi,udhëhoqi dhe drejtoi tragjedinë kombëtare të 97-tës,nuk u morën masat e duhura ligjore.Në mbrojtje të tyre u vu jo vetëm drejtësia e korruptuar,por edhe politika nanoiste,e cila bashkëpunimin me krimin e shikonte si rrugë demokratike,kompromisi dhe përparimi.
Shprehja se “pa mësues nuk kemi komb”, më tepër përmëndet si zhargon,por jo edhe si një detyrim i qeverive dhe trupit mësimdhënës.Ajo nuk shikohet si përgjegjësi,si kualifikim dhe cilësi,si konkurim dhe sfida.Kemi 32-vjet tranzicion dhe akoma nuk dimë se cfarë arsimi i lartë i duhet Shqipërisë.Nuk dimë se cili është prioriteti, dhe strategjia e arsimimit të lartë, si orientohet dhe harmonizohet ky arsim nga interesat e zhvillimit kombëtar.Kemi universitete ku mësohet dije dhe shkencë,apo thjeshtë shiten diploma .Se kërkojmë universitete në shërbim të kombit,apo thjeshtë për të përgatititur çobanë,si thoshte ministrja e bujqësisë.Duam shkolla të larta për të përhapur dritë dhe dije, apo duam universitete si ai i Grida Dumës,ku sipas gazetës “Tema”,u mëson vajzave të reja sesi duhet të ngrenë këmbët.
Nëse gjëndja e vëndit është kjo që jemi, me një ekonomi të dobët,me një tranzicion të lodhur dhe të gjatë,me një demokraci të rrënuar e primitive,me një kulturë qytetare herë – herë banditeske, ku lulëzon korrupsioni dhe krimi,të gjitha këto tregojnë se edhe arsimi i lartë shqiptar është pjesë e kësaj gjëndje.Studimet universitare nuk i kanë paraprirë zhvillimit, për munges të vlerave studimore,dhe të platëformave të bashkëpunimit mes tregut dhe universiteteve.Ne nuk kemi ende qëndra të specializuara e komerciale të punës shkencore universitare. Nuk kemi modelet e kontratave si për pedagogët edhe për studentët e specializuar brenda apo jashtë.Sot nuk kemi një bilanc se sa lekë ka harxhuar buxheti i shtetit për përgatitjen e studentëve dhe pedagogëve të cilët pas,apo gjatë kualifikimit braktisin vendin dhe punësohen në tregun e huaj.Por nuk kemi as edhe modelet e kontratave sesi shteti detyrohet te ruajë integritetin dhe të drejtat e studentëve dhe pedagogëve të kualifikuar si brenda dhe jashtë vendit.Nuk dihet se a ka nevojë vendi për 150.000,në çdo katër vjetë? Mos vallë një shifër e tillë është në dëm të cilësisë,që nxit parazitizmin dhe formalizmin.Si ka mundësi që disa universitete para dhjetë vjetësh kishin të rregjistruar nga 3700 studentë me një administratë prej 60 vetësh,ndërsa sot, po këto universitete kanë të rregjistruar 1500 studentë me një administratë më të madhe, prej 80 veta.Si e kontrollojnë universitetet ngarkesën mësimore të pedagogëve,shpërndarjen e fondeve dhe luftën ndaj parazitizmit.A është e dobishme që brenda një universiteti të kemi tre llojë inxhinjerishë navale,dhe të mos kemi të paktën një lëndë për peshkimin.Si mund të lejohet që në pjesën më të madhe të universiteteve kemi fakultete të drejtësisë.Kujt i hynë në punë këta juristë që përfundojnë në kamarjerë lokalesh dhe kur drejtësia shqiptare edhe pas reformës në drejtësi është në ditën e qametit.Pse nuk ka kontigjente studentore për shkencat e përpikëta ku edhe stimujt nga shteti për t’i ndjekur ato, janë më të shumta.A ka nevojë për politika kombëtare në këtë drejtim.
Nga humnera ku qeverisja demokratike e kishte hedhur arsimin e lartë duket se qeverisja socialiste ka bërë disa gjëra vlerësuese .Por, kjo nuk është e tëra.Nuk mjafton që të rregullohen vetëm mjediset e jetesës dhe auditorët ku zhvillohet mësim,apo hartimi i ligjit për arsimin e lartë.Universitetet shqiptare kanë probleme madhore që duhet të ishin vënë në rrugën e zgjidhjes.
Autonomia e universiteteve,kjo kërkesë e shënjtë mesa duket deri tani është keqpërdorur dhe shpërdoruar nga stafet drejtuese.Ata kanë kultivuar një punë të mbyllur,ku ka sunduar familjariteti, është dëmtuar veprimtaria konkuruese. Në shumë raste konkurimet janë bërë për të qënë formalishtë në rregull me procedurat,pasi rezultatet kanë qënë të paramenduara nga elitat drejtuese.Si mundet që ende sot në përzgjedhjen e pedagogëve të mos kemi metoda të hapura dhe vërtetë konkuruese,tipike si në shkollat e larta në Angli,e gjetkë,ku për zgjedhjen e kandidatëve pedagogë marin pjesë jo vetëm specialistët e arsimit, por edhe studentët.Si mund të ndodhi që mjaftë pedagogë ne CV-të e tyre kanë të mbrojtura nga 3-4 gjuhë të huaja dhe në të vërtetë nuk njohin asnjë prej tyre.Kur vihen përpara detyrimit për të zhvilluar mësime në bazë të programit Erazmus, ku në grupin mësimor ka edhe studentë të universiteveve europjane,këta mësimdhënës shpallin paaftësin,pasi nuk njohin gjuhën angleze,edhe pse në në dosjen si pedagog këtë gjuhë e kanë të mbrojtur ,madje me rezultate të larta. Çfarë vlere kanë diplomat e certifikatat e gjuhëve të huaja kur në simpoziume e organizuara nga universitetet homologe, pedagogët shqiptarë ende, duhet të marin me vete përkthyes.Në të gjitha universitetet europiane idete e hollandezit Erazmus,shikohen si një arritje në shkëmbimin e përvojave mësimdhënëse,njohjen e kulturave të bashkësisë Europjane,në universitetet shqiptare ky program edhe pse me shpenzimet e BE-së,nuk është në nivele të kënaqëshme, kryesishtë për dobësi të mësimdhënies. Ministria e Arsimit,nëse do të kishte projekte dhe nisma për ta cliruar shkollën e larta nga pedagogët dhe drejtuesit mediokërr e papagallë,të korruptuar e militantët e partive,shkollat e larta sot, do të mernin frymë lirshëm dhe autonomia e tyre do të ishte forcuar më tepër.
Mësimdhënia dhe puna shkencore janë një binom.Kështu ndodh në universitetet e botës, ku puna shkencore merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit.Nga pedagogët kjo shikohet edhe si cështje dinjiteti profesjonal, përfitimi ekonomike,si mundësi e paisjes së studentëve të tyre me aftësi shkencore duke i aktivizuar ata,si ndihmësa në temat që studjojnë.Pedagogja e nderuar e viteve 90-të në Shkencat e Natyrës,Fioralba Cakoni, e cila sot jep mësim në ”Rutgers University”në Neë Brunsëick,Neë Jersey,tregon përvoja interesante të lidhjes së mësimit me punën shkencore.Si shkencëtare dhe pedagoge,bashkë me ekipin e saj,kanë kryer studime në interes të qëndrave të mëdha shkencore,si për përllogaritjet matematike të fuqisë përballuese të xhamave të avioneve që në disa raste ishin dëmtuar në ajer.Përllogaritjen dhe ndërtimin e ekuacioneve matematike në funksjonimin e zëmrës së njeriut, të cilat ndihmonin shkencen mjeksore, në kryerjen me sukses të operacioneve në këtë organ të njeriut.Studime dhe simpozjume të të tilla nga grupi shkencor që merr pjesë edhe pedagogia shqiptare janë pa fund.
Natyrishtë universitetet dhe pedagogët shqiptarë janë vite larg këtij realiteti mësimorë dhe shkencor.Por si ka mundësi që nga Ministria e Arsimit,fakultetet dhe dekanatet,mungojnë testet dhe projektet shkencore konkuruese dhe skualifikuese,të ndryshueshme në kohë të ndryshme.A ka një statistikë nga këto institucione sesa pedagogë të tyre marrin pjesë në projekte ndërkombëtare,sa prej tyre referojnë në qëndrat e mëdha shkencore në botë,në universitetet homologe Europjane.Sa përgjithësime nga ata ka në organet shkencore prestigjoze kudo në botë,sa prej tyre kanë angazhime në konsulenca dhe përgjithësime përvojash rajonale dhe më gjërë.Po ndihmesa dhe puna e universiteteve dhe pedagogëve në studimin dhe zgjidhjen e problemeve të brendëshme të vendit,a është e evidentuar nga organet e mësipërme.Kushë trëmbet nga normimi,kushtëzimi dhe natyra selective e këtyre detyrimeve shkencore, ku të gjithë pedagogët dhe drejtuesit duhet të jenë të barabartë.Shkollë pa seleksjonim nuk ka.Në radhë të parë seleksjonimin e trupës mësimdhënëse.Vërtetë se pa mësues nuk ka atdhe dhe komb, por edhe me mësues e pedagogë mediokër e të paaftë,kombi dhe atdheu do të lëngojnë gjithmonë.
Agron BERDAJ