Disa ditë më parë Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes. Në një konferencë për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika për t’u bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.
Është zbuluar se Gridën do e shohim në Top Channel. Ka qenë Lori Hoxha ajo e cila ka bërë të ditur se ish-deputeten do e shohim në drejtimin e emisionit “Top Story”.
Po shkruhet në ekran teksa Lori ka bërë të ditur se emisioni nis të hënën.