Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
3 shenjat më ziliqare të horoskopit
E sukseshme në Gjermani artistja Shirli Polena: Në Shqipëri nuk më kanë ftuar…!
Nga e hëna “Top Story” nga Grida Duma!

E sukseshme në Gjermani artistja Shirli Polena: Në Shqipëri nuk më kanë ftuar…!

A e mbani mend Shirli Polenën? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën ‘vetmi’.

E ëmbël, e bukur, gjithë ledha, u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një. Mund të bindeshe fare mirë për këtë pas dy vitesh, kur Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës me këngën ‘Përse më fshihesh’.

Advertisement

Por me sa dukej, kënga nuk kishte kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit. Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur.

Iu përkushtua muzikës klasike si soprano ku u specializua në Paris. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema.Punojnë të dy në teatrin e Mynihut dhe gjithashtu janë bërë prindër.

Në një intervistë të mëparshme ajo është shprehur se nuk është vetëm faji i saj që ajo mungon me shfaqje dhe koncerte në vendlindje, por në fakt ftesat kanë munguar.

“Shqipëria më ka falur momentet më të bukura të jetës. Një fëmijëri tepër të bukur me aktivitete të shumta e një rini të lumtur. Por ajo që është e vështirë në Shqipëri është se artisti nuk e gjen dot vetveten, nuk ka një siguri profesionale, qoftë edhe financiare për të siguruar jetesën nga arti që bën. Ndërsa në Gjermani një artist siguron jo vetëm një karrierë profesionale, por edhe një jetesë të mirë. Jeta e një artisti bëhet më e thjeshtë, ndërsa këtu te ne nga ana materiale një artist nuk vlerësohet sa duhet. Por përsëri ne jemi shumë të lidhur me vendin tonë, jo vetëm pasi këtu kemi njerëzit e dashur, por publiku shqiptar është një publik i shtrenjtë dhe i dashur, edhe pse për mua publiku gjerman mbetet më i miri, pasi di ta vlerësojë artin.Nuk ka qenë për fajin tim që nuk kam ardhur e angazhuar, por në fakt kanë munguar ftesat.”, shprehet Shirli Polena.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

3 shenjat më ziliqare të horoskopit

Next Post

Nga e hëna “Top Story” nga Grida Duma!

Advertisement