A i keni vene re keta baballaret e rinj te sodit?
Dikur babai ishte nje mashkull jo fort i kuruar, shume here i pa hekurosur, me veshje modeste, nuk i mungonte ndonje vrrage ne futyre ose duar dhe ishte i thjesht dhe babaxhan. Pse? Sepse nuk kishin shume kohe per vehten dhe nuk kishin ekonomine qe disa cuna zyrash e kane sot.
Keta baballaret e rinj i sheh te veshur si kasnec, me veshje te ngushta, me maniera komunikimi teatrale, gjysmen e kohes kur flet me ta e kane mendjen se kush po i sheh ne rruge. Te hekurosur dhe te krehur ne perfeksion. Nuk ju sheh thinja edhe pasi kane kaluar te 50-tat. Biseda fillon kryesisht me psheretima. Shpesh kur i sheh nga pas nuk i dallon nese jane meshkuj apo femra. Dhe me te drejte pyet njeriu ku e gjen nje baba i ri kohen dhe parate per kaq kujdes per vehten?
Na ka marre malli per ca baballare me kemisha te zhubravitura, floke te shpupuritur dhe sy te skuqur te cilet kane kaluar naten dhe diten me femijet e tyre.
Po nuk me besuat pyesni ndonje berber. Po konkurojme me cmime dhe floktoret ne qender me tha se kemi kerkesa nga me te cuditshmet nga cunat.
Me rendesi ka te jesh baba i mire sesa baba trendy!
Advertisement