Aktori Gentian Zenelaj është një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Ai ka qenë pjesë e pandashme e televizionit për shumë vite me filma, seriale apo emisione.
Të qenit kaq aktiv në botën e televizonit ka bërë që aktori të bashkëpunojë me shumë emra të tjerë të njohur. Ai rrallë mund të ketë patur ndonjë problem me miqtë e tij.
Së fundmi, në një intervistë Genti ka zbuluar dhe kolegun e tij të preferuar. Gjatë intevistës për “Wake Up”, ai u pyet: “Ke dhënë shumë shfaqje në skenë, por ke punuar edhe me shumë të tjerë në televizion, me kë ke më shumë kimi?”
Ai tha se ka një raport të mirë me të gjithë, por e veçoi një emër. “Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë, por përderisa vazhdoj të punoj, kimi kam me Saimirin”.
“Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimiri është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”, u shpreh Zenelaj.
Të punosh me një aktor si Gent Zenelaj është kënaqësi, kështu që është e pritshme që ai e ka të vështirë të zgjedhë emra specifikë, me të cilët shkon mirë.