Ai mund të jetë një miliarder dhe njeriu më i pasur në botë, por Elon Musk me sa duket e bën nënën e tij të “flejë në një garazh” kur ajo vjen për të vizituar djalin. Ndoshta ‘garazhi’ mund të jetë në të vërtetë shumë i madh, por prapë garazh ngelet.

Megjithatë, mund të vazhdojmë vetëm me atë që mediat Amerikane kanë shkruar, dhe ajo që kanë shkruar është se zonja Musk – nëna e Elon – duhet të flejë në një garazh kur ajo viziton djalin e saj të shquar.

74-vjeçarja është bërë një personazh i famshëm në vetvete këto ditë dhe ka folur për ‘kohët e vështira’ me të cilat është përballur që nga ndarja me babanë e Elon, Errol Musk.

Mami Musk i njohu talentet e djalit të saj në moshë të re, duke i vënë pseudonimin “Djali Gjenial” dhe duke pretenduar se ajo e dinte se ai ishte inteligjent që në moshën tre vjeçare. Megjithatë, të gjitha nënat mendojnë kështu, apo jo?

Pavarësisht nga madhësia e pasurisë së tij, ajo pretendon se ai nuk është i interesuar për pasurinë dhe “nuk ka as një shtëpi”. 

Nëna Musk flet mirë për të dy djemtë e saj. Nuk ka dhënë asnjë intervistë për garazhin ku fle kur shkon te i biri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here