TIRANË- Pas prishjes së marrëveshjes në Prishtinë ‘Sunny Hill’ do mbahet në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për eventin.
Rama shkruan në Facebook se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.
“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo,”- shkruan Rama krah postimi.