Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Këngëtarja italiane dhe ish-partnerja e Berlusconit kurorëzojnë dashurinë me martesë 
Libri “Koherencë” përçon tek lexuesi mesazhet e një intelektuali me vitalitet e shpirt krijues Prof.Shpëtim Cami “koherent me ato çka thotë e bën” Nga Akademik Halil RAMA Mjeshtër i Madh
Faces That Have Charmed Us the Most Escape Us the Soonest

Libri “Koherencë” përçon tek lexuesi mesazhet e një intelektuali me vitalitet e shpirt krijues Prof.Shpëtim Cami “koherent me ato çka thotë e bën” Nga Akademik Halil RAMA Mjeshtër i Madh

Pasi ke lexuar librin “KOHERENCË” të autorit Shpëtim Cami – botim i “M&B”, nuk ka se si të mos i bashkohesh vlerësimit të Prof. asoc. Dr. Zamira Çavos, pasi me të vërtetë në të gjen shpirtin dhe veprën e një njeriu koherent me ato çka thotë e bën.
I kompozuar në formën e një triptiku (me tre kapituj: Vlera dhe personalitete; Opinione dhe analiza; Politika dhe qeverisja si përgjegjësi) libri “Koherencë” përçon tek lexuesi mesazhet e një intelektuali me vitalitet e shpirt krijues. Autori e bën këtë në 38 shkrimet që i përgjigjen titullit të librit, si profile, reportazhe, analiza e refleksione. Ai ka meritën që t’i paraqesë personazhet dhe ngjarjet në mënyrë sugjestive, me thjeshtësi dhe në mënyrë të perceptueshme në komentet dhe në arsyetimet e veta. Në tërësinë e lëndës ndjehet dora e një publicisti të përgatitur, që shkruan me ndjenjë e me stil, cilësi këto që e bëjnë interesant këtë libër për lexuesin. Në këtë pikëpamje libri ka vlera të njëmendta dhe është i rëndësishëm fakti që botohet bash në kohën e duhur.
Duke evidentuar dhe përçuar tek lexuesi vlera të veçanta, me qartësi mendimi dhe me stil të mprehtë, autori shkruan për personalitete të cilat, edhe pse nuk jetojnë, do të ishin në unison me të, në shqetësimin e tij për të ardhmen e kombit, për Shqipërinë. Shembulli më sinjifikativ për këtë është profili i Prof. Nuri Abdiut, si emblemë e fisnikërisë, urtësisë dhe mençurisë dibrane. Madje, autori ia dedidon pikërisht këtij dishepulli të dijes edhe zgjedhjen e tij në dilemat midis fushës akademike dhe asaj politiko-administrative. Ndonëse me përvojë jo të pakët në këtë të fundit (si ish-Përgjegjës i Sektorit të Statistikës dhe Informacionit në Drejtorinë Arsimore Kurbin; ish-Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, anëtar i Këshillit të Bashkisë Tirnë, Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë, etj), referuar prof.Abdiut, autori shkruan se Ai, pa u menduar gjatë i ka rekomanduar që të angazhohet në fushën akademike. Rezultati i kësaj përzgjedhjeje është përvoja 12-vjeçare e Shpëtim Camit në sistemin e arsimit të lartë, si pedagog dhe drejtues në Universitetin Illyria, Tiranë dhe Universitetin Ndërkombëtar Strugë, Maqedoni e Veriut. Aktualisht ushtron detyrën e përgjegjësit të Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit pranë Universitetit “Barleti”në Tiranë.
U ndala jo pa qëllim, pak në CV-në e këtij autori, për të evidentuar implementimin e kësaj përvoje gati 38-vjeçare në fushën e arsimit, politikës, administratës, shoqërisë civile, biznesit dhe në fushën e botimeve, si edhe në këtë liber.
Kështu, në kapitullin e parë “Vlera dhe personalitete”, autori shkruan me frymëzim, por edhe me plotë emocione dhe krenari të ligjshme për “Gjoricën, fshatin midis ujrave”, si reçensë të librit të bashkëautorëve Qemal osmani e Shaqir Skarra.


Me mjeshtri të rrallë artistike autori sjell edhe jehonën e këngës dibrane në Kurbin, nëpërmjet zërit brilant të artistes së mirënjohur Liri Rasha, dekoruar nga Presidenti i Republikës me titujt “Mjeshër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Për këtë ai i referohet kohës kur kjo artiste më 1994, me bashkëshortin e saj Pashk Jushi erdhën të jetonin pranë të afërmëve të tij në qytetin e Laçit. “Pavarësisht se në Laç mungonte tradita e këngës si në Dibër, Liria kontribuonte, jo vetëm me zërin, por edhe me përvojën e saj artistike. Ajo ishte pjesë e koncerteve me orkestrën e Pallatit të Kulturës Laç dhe Krujë, të cilat u shfaqën jo vetëm në rrethin e Krujës e të Kurbinit, por edhe në Danimarkë e Belgjikë”,-shkruan autori Cami. Më tej ai i bën të ditur lexuesit se në Laç u rrit edhe e bija e Liri Rashës, Ingridi, trashëgimtarja e zërit kumbues të nënës së saj dhe që prej vitesh ka bërë emër si një zë i veçantë dhe interpretuese dinjtoze e këngës qytetare dibrane e asaj shqiptare në tërësi.
Në morinë e vlerësimeve autori i librit shkruan për shkollën e fshatit Viçisht ku u skalitën dashuria për letërsinë dhe shkëncat e natyrës. Po ashtu në reportazhet “Një udhëtim buzë Korabit” e “Një ditë e veçantë me vlera të shumëfishta” (Nga fjala në “Ditën e librit”, zhvilluar nga Lidhja e Intelektualëve Dibranë në Shkollën “Hasan Leka, Shumbat) autori përcjell mesazhin se ka edhe vlera të mira ky vend, kjo krahinë, që duhen njohur, që duhen ndjekur e promovuar.
Ndërsa kur është fjala për Bulqizën “pasuria me tre emra”, Sh.Cami, përveçse përshkrimit brilant të pozitës gjeografike, fokusohet edhe në vendbanime të herëshme me gjetjet arkeologjike në Krajkë të Zerqanit apo në Shupenzë, si edhe në fushën e Gjoricës, luginën e Fushë Bulqizës dhe të Vajkalit, që kanë hyrë në histori që nga koha e Skënderbeut.
Pjesë e këtij libri racional, emocional, dokumentar, arkivor është edhe artikulli “Sfida që duhen përballuar”(Mbi kontributin dhe suksesin e Shoqatës Gryka e Vogël Dibër), si dhe intervista dhënë gazetës “Rruga e Arbërit” (“Faktor të bën nevoja e përbashkët”) kur Z.Cami ishte nënkryetar i Njësisë bashkiake Nr.1, Tiranë.
Ndërsa në kapitullin e dytë “Opinione dhe analiza” autori shpalos një shpirt të madh, gati parajsor, pothuajse në të gjitha shkrimet, si në analizën e librit me vlera globale të gjeneral Gëzim Ostrenit “Dëshmia e Gjeneralit”, ashtu edhe në këndvështrimin mediatik mbi luftën e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si faktor shtetformues, etj.
Testin e saktë të profesionalizmit të tij, Sh.Cami e kalon suksesshëm edhe në pjesën e portretizimit. Këtë ai e jep, jo vetëm në profilet e personazheve të spikatur (si në profillin e prof.Nuri Abdiut), por edhe kur shkruan për të njohur e të panjohur shumë për publikun, si për “Vlerat qytetare të Leko Makos” ashtu edhe tek “Heroi i shtangës”, kushtuar peshëngritësit Aleksandër Kondo.
Në kapitullin e tretë “Politika dhe qeverisja si përgjegjësi” Sh. Cami është i drejtpërdrejtë me lexuesin e tij dhe konformizmi për të është i papranueshëm. Reflektim i këtij qëndrimi janë shkrimet “Tirana, një model përtej të majtës e të djathtës”, “Të ndjesh përgjegjësinë e përfaqësimit”, “Fokusi i punës së ndërlidhësve me komunitetin”etj.
Sh.Cami vjen kështu në tregun e librit shqiptar me një përmbledhje publicistike, sa modeste aq edhe mbresëlënëse. Thjesht dhe bukur, me gjuhë të pasur dhe me një ndjesi njerëzore, ai rrëfen, përshkruan, tregon fakte, ngjarje, jetë heronjsh dhe kontribute njerëzore. Me një gjuhë letrare dhe rrëfim të admirueshëm ato të emocionojnë për detajet e stilin që ai ka zgjedhur dhe që e bën origjinal.

Advertisement


Referuar fakteve që na sjell autori dhe libri i tij me reportazhe, portrete, analiza etj, vetë kultura në këtë libër shumë të detajuar dhe mjaft përfshirës është reflektim nga qasja, tradita, avancimi në njohjen e gjerë të veprave të marra në konsideratë, po ashtu dhe të personaliteve që autori i ridimensionon me thjeshtësisnë e bukurinë e fjalës shqipe.
Profilin krijues të këtij autori e evidentojnë më së miri Prof.asoc.dr.Zamira Çavo dhe prof.asoc.dr.Bajram Yzeiraj, vlerësimet e të cilëve janë vënë që në hyrje të librit. Kështu nëse sipas Znj.Çavo: “në këtë libër gjen komunikim njerëzor si dhe vlerësime për individë që kanë kontribuar në shoqëri heshtazi, pa pritur lëvdatat publike, por me besimin që një vepër e mirë nuk harrohet dot kollaj”, për Z.Yzeiraj: “botimi sjell një pjesë të jetës e veprimtarisë së autorit në kohë të ndryshme dhe njëherësh pasqyron vlerat e mjedisit familjar, shoqëror e shtetëror ku ai ka zhvilluar veprimtarinë e tij; si dhe problematikën e kohës në fushën politike të qeverisjes, të shoqëruar me përkushtimin e tij si intelektual, për ndryshim e zhvillim”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këngëtarja italiane dhe ish-partnerja e Berlusconit kurorëzojnë dashurinë me martesë 

Next Post

Faces That Have Charmed Us the Most Escape Us the Soonest

Advertisement