Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këngëtarja italiane dhe ish-partnerja e Berlusconit kurorëzojnë dashurinë me martesë 

Prej disa vitesh, lajmet për një lidhje mes këngëtares Paola Turci dhe ish-të dashurës së Silvio Berlusconit, Francesca Pascale kanë bërë xhiron e mediave italiane. Tashmë ka ardhur momenti që ato t’i thonë “po” njëra-tjetrës me një dasmë që do të mbahet në Toskanë të shtunën e 2 korrikut dhe që do të zyrtarizohet në Bashkinë Montalcino, e më pas do të vijojë me një darkë në kështjellën e Velonës.

Historia e dashurisë e pakonfirmuar, por asnjëherë e mohuar nga protagonistet, u bë publike në gusht 2020 pasi e përjavshmja “OGGI” publikoi fotot e puthjes së tyre, teksa ndodheshin me pushime në një jaht. Katër muaj më parë, Pascale i kishte dhënë fund lidhjes me Berlusconi-n.

Turci, nga ana tjetër, nuk e ka pëlqyer kurrë ndërhyrjen në privatësinë e saj: e intervistuar së fundmi nga “OGGI”, ajo tha se i ka refuzuar prej kohësh kopertinat dhe vëmendjen, sepse përmes heshtjes ka dashur të komunikojë se “nuk është e nevojshme të thuash se çfarë je”.

Advertisement

Një vit më parë, në të përjavshmen «F», ajo përsëriti se ndihet e lirë të dashurojë kë të dojë:

“Nuk kam ndërmend të ndikohem nga gjykimet e të tjerëve dhe të heq dorë nga marrëdhëniet që dua me njerëzit që zgjedh”, tha ajo, ndërsa shpjegoi se vëmendjen ndaj saj e kishte përjetuar keq, si “një lloj këmbënguljeje”.

Ndaj në rrjetet sociale të dy nuseve të ardhshme nuk ka asnjë të dhënë për dasmën që pritet të jetë intime, vetëm me disa miq të ngushtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Airplanes May Kill You, but They Ain't Likely to Hurt You

Next Post

Libri “Koherencë” përçon tek lexuesi mesazhet e një intelektuali me vitalitet e shpirt krijues Prof.Shpëtim Cami “koherent me ato çka thotë e bën” Nga Akademik Halil RAMA Mjeshtër i Madh

Advertisement