Ditën e shtunë, më 11 Qershor, në ambjentet e Galerisë së Artit Tiranë u organizua ekspozita e pikturës një ekspozitë shumë e vecantë pikturë “Kristiana dhe miqtë”.
Kristiana Sterios, një juriste dhe vajzë shumë e talentuar me aftësi të kufizuara, iu organizua ëndrra e saj, të bënte një ekspozitë pikture. Ekspozita u realizua pa asnjë fond nga shteti apo organizatë, por vetëm me mbështetje nga stafi i Qendrës Xhoi&Xhulia dhe drejtoreshës së qendrës, zonjës Xhoi Jakaj. Kurimi i ekspozitës iu besua Vangjel Nikollës, Irma Rexhepit dhe Anila Hetos. Drejtoresha Xhoi Jakaj vuri në dispozicion të gjithë infrastrukturën për realizimin e kësaj ekspozite, për të cilën kishte afërsisht që po punohej. Në ekspozitë morën pjesë fëmijë nga të gjitha moshat dhe gjithashtu fëmijë të spektrit autik që bëjnë kurs te Qendra Xhoi&Xhulia . Për mbarëvajtjen dhe PR e ekspozitës u kujdesën asistentët e zonjës Xhoi Jakaj, Bearda Kacoli, Marte Macaj, Lida Çela.
Falë përkushtimit dhe dëshirës së gjithë ekipit dhe gjithashtu pjesëmarrësve, qëllimi i ekspozitës u arrit , duke dhënë shpresë për të gjithë ata që kanë nevojë për një dorë ndihmë për të ecur përpara.
U shtofshin njerëzit e mirë dhe Zoti i dhëntë Kristianës shëndet e i plotësoftë çdo dëshirë të jetës së saj !
Advertisement