Çfarë duhet për të vënë theksin tek termi ‘çift i pushtetshëm’? Si e ndërtoni një perandori zemre me atë që dashuroni? Nuk ndodh shpesh që dashuria dhe biznesi të përzihen së bashku. Madje, në Shqipëri jepet gjithmonë një këshillë: “Mos përfshini kurrë familjen tuaj në biznes.”
Kjo ndodh kryesisht për një arsye të thjeshtë, ndërkohë që me kolegët e tu të punës të nesërmen mund edhe të mos flasësh, me të afërmit nuk funksionon kështu. Mirëpo, ka raste kur lidhja dashuri-biznes ka rezultuar e suksesshme. Jo vetëm kaq, por çiftet që ecin krah për krah me njëri-tjetrin shndërrohen në një ‘çift i pushtetshëm’. Një nga këto çifte është dhe modeli tashmë sipërmarrës Erald Farruku dhe modelja internacionale Xhenisa Keçi! Ai Mister Durrësi, kohë kur nuk mungonte as në faqet e gazetës tonë, takoi dashurinë e jetës në vitin 2017, madje kur e pyet Eraldin e thotë të plotë dhe datën kur janë takuar, 27 korrik 2017, si për të forcuar ndjenjat e tij ndaj saj. Ai përfaqësonte Durrësin në Mister Turizmi ndërsa Xhenisa u kurorëzua si Sirena e Detit. Ata u njohën aty dhe prej asaj dite nuk janë ndarë për asnjë moment.
Eraldi dhe Xhenisa janë ndoshta çifti më trend në Shqipëri. Të dashur për audiencën shqiptare ata publikojnë herë pas here grimca nga jeta e tyre në çift, ngritur mbi dashurinë dhe forcuar me punën.
Modelen, që prej kohësh e shohim në projekte të medha jashtë vendit duket se, ajo është përqëndruar shumë tek jeta në çift. Ata punojnë bashkë, ndoshta është një mënyrë e mirë për të qenë me njeriun që di gjithmonë pranë. A kanë debate?! “Sigurisht, edhe për gjërat më të vogla, por kalon shpjet dhe pajtohemi sa hap e mbyll sytë” shprehet Misteri ynë.
Eraldi, djalë i ri karizmatik dhe tepër i dashur, model dhe sipërmarrës në një nga ambjentet më të njohura dhe të frekuentuara në Tiranë, Sense Resto Lounge, plotëson dhe sinkronizon kështu lidhjen e tij me bukuroshen nga Shijaku.
Ky çift simpatik janë mjaft të njohur madje Eraldi nuk ngurron të shprehet mw superlativa për dashurinë e tij: “Realisht, Xhenisa është dashuria ime e parë e vërtetë.” Dashuria dhe fama e tyre ndoshta në një të ardhme do t’i shtyjë të bashkëpunojnë në një biznes të përbashkët.