Këngëtari i njohur Maluma, do të mbërrijë në Tiranë me 14 mars, ku do të përformojë në sheshin “Nënë Tereza”.  Artisti zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë si një nga destinacionet e tij të shumta për të zhvilluar turneun nëpër botë të quajtur “ Papi Juancho Tour”.

Koncerti i shumë pritur ishte planifikuar të zhvillohej në 14 mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë, u detyruan që shfaqja të shtyhej. Ndërkohë që data po afron, në sheshin e kryeqytetit duket se ka nisur dhe instalimi i skenës ku do të përformojë këngëtari Spanjoll.

Nëpërmjet një videoje, Maluma ka përshendetur Tiranën dhe të gjithë fansat ku i rikujton të mos mungojnë në koncertin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here