Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dita e rëndë e 9 Marsit! Nga Sefer Shyti


Luftimet pushonin në mbrëmje por jo edhe granatimet armike. Ata hedhnin granata kuturu sa për të na lodhur fizikisht e psiqikisht. Ne provonim të pushonim e të këndelleshim dhe të ishim sa më të gatshëm për betejat e radhës. Tashmë, ishim mësuar të pushonim e çlodheshim nën granatimet armike.Tashmë, i dinim pozicionet e armikut dhe me mëngjes u vendosëm në të njëjtat pozicione ku ishim një ditë më parë. Forcat armike provuan të nisen në aventurën e radhës, por përgjigja jonë ishte si përherë, andaj u kthyen në pozicionet ku ishin dhe po mundoheshin të tërhiqnin “mbetjet.”Atëherë, filluan ta shkundnin Ashlanin me granatime të rënda. Mësuesi dhe luftëtari Avdyl Bahtiri, tashmë i ndjerë, kishte numëruar rreth 8 mijë predha që kishin rënë në Ashlan e Balinc në dy ditët e fundit, më 8-9 Mars.Luftimet zgjatën gjatë gjithë ditës dhe sapo filloi të errësohet u përgatitëm për tërheqje në bazë.Komandanti kishte shkuar deri afër pozicioneve armike për t’u dërguar peshqesh tri predha të granatahedhësit të dorës dhe për t’u treguar se ishin të padëshirueshëm në trojet tona.-Sapo u kthye tek udhëkryqi te “shtëpia e Mixhës Sallah” na njoftoi me radio dhe ne u përgatitëm për të dalë. Tri predha armike goditën para ballkonit të shtëpisë së Xha Jahirit dhe fuqia shpërthyese shkuli dyert nga vendi por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Kjo ishte shenjë se armiku kishte shënjestruar pozicionin tonë me saktësi. Pas shpërthimit të predhave, ne ndryshuam kursin e veprimit dhe dolëm nga dritarja në anën perëndimore të shtëpisë, u drejtuam kah Komandanti që po priste në udhëkryq. Po fryente një erë e ftohtë me aromë dëbore. Shokët u takuan me Komandantin dhe po përplasnin duart njëri me tjetrin, në shenjë falënderimi për një ditë pa pasoja për radhët tona.Unë, shfrytëzova rastin që të shkëpus këndin e arës e të dalë në rrugën kryesore. Sa dola, isha 7-8 metra para shokëve, u thashë të shpejtojmë se mos po befasohemi nga predhat armike. Sapo kam kthyer kokën kam parë flakën e predhës që shpërtheu shumë pranë meje. Për një moment kam ndjerë mpirje të këmbës së majtë dhe kam dëgjuar shpërthimin e vrullshëm të gjakut.-“N’tokë”, është dëgjuar zëri i Komandantit dhe të gjithë njëherësh kanë rënë në tokë. Unë jam shtrirë në tokë, u kam treguar shokëve se jam goditur nga predha, kam hequr nga krahu dy snajperët e çantën me pajisje dhe jam nisur për t’u strehuar prapa murit të gurit. Komandanti është ngritur për të më tërhequr në vend më të sigurtë e për të më dhënë ndihmën e parë, por predha tjetër që shpërtheu e goditi atë sapo u ngrit për të më ndihmuar mua.Një “Oh, më goditi edhe mua” e dëgjuam në atë muzg. Komandanti mori një bashkluftëtar me vete dhe vazhdoi me vrap për në Shtab. Ai, po përdorte gjithë energjinë e mbetur për të arritur në bazë. Nuk ishte hera e parë që ai kishte provuar plagosjen, ishte hera e tretë dhe ishte i kalitur me ‘to.Mua më tërhoqën shokët deri pas murit për të më dhënë ndihmën e parë. Zhvesha pantallonat dhe u tregova shokëve se ku isha goditur. Me një “check in” me duar, ashtu nëpër muzg e të ftohtë, Coli e gjet plagën dhe u kërkoi shokëve të sillnin të gjitha fashat që kishin. Meqë plaga ishte mjaft e madhe, pothuajse u shpenzuan të gjitha fashat. Gjakderdhja pothuajse ndaloi dhe tashmë filloi bartja me një batanije. Lodhja po e bënte të vetën. Bartja e të plagosurit në rrethana të tilla bëhej barrë shumë e rëndë për shokët. Një gjë të tillë e pata provuar me lëkurën time gjatë Ofanzivës së Shtatorit kur natën dhe nën breshërinë e predhave armike kishim bartur Profesorin e plagosur, bashkluftëtarin  Hamdi Shyti. Ashtu në batanije më bartën për afro 600metra, deri në shtëpinë e Mësuesit dëshmor Mustafë Shyti. Prej aty morëm një xhip dhe nën breshërinë e plumbave e predhave arritëm në Shtab.Gjatë kohës sa më bartnin shokët kam dy kujtime interesante: e para është me Xhangon. Në një moment ai më pyeti, si po ndihem dhe unë nuk i ktheva përgjigje, ngase kisha nevojë të pushoja dhe reagimi i tij i menjëhershëm më detyroi t’i përgjigjem. “Ou gjallë qenka” u ndje zëri i tij nga gëzimi.Rasti i dytë ishte me Colin. Në një moment i kërkova të më hiqte çizmen nga këmba se po më rëndonte shumë. “A don me t’i pre, a don me t’i zgjidhë “shnurat?!”-më tha dhe filluam të qeshim të gjithë.Këtë pyetje ma bëri, ngase unë ashtu i quaja lidhësat e këpucëve/çizmeve.Pasi u çlodhëm pak shokët na nisën për në shtëpinë-spital, ku vepronte Dr Naim F. Bardiqi me shokë dhe prej aty në Spitalin e Likocit tek Dr Fadil Beka për ndërhyrje kirurgjike.Përkundër mungesës të Komandantit dhe Zëvendëskomandantit, pjestarët e Njësisë e vazhduan betejën edhe për ditë të tëra duke e befasuar armikun me strategjinë e tyre.Ata, nuk e humbën moralin luftarak, për asnjë moment, por dhanë betimin se do hakmirreshin për plagët e bashkluftëtarëve dhe vërtet e mbajtën premtimin e dhënë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista online-Shkurt 2022

Next Post

FEMËR..KU STINËT XHELOZOHEN! ESE NGA RUDINA PAPAJANI

Advertisement