Mbrëmja e 14 marsit ka qenë krejt ndryshe për Tiranën, e cila u elektrizua nga koncerti i Maluma.
Ylli i muzikës latine ka performuar për më shumë se 2 orë në sheshin “Nënë Tereza” dhe duhet thënë se të shumtë kanë qenë fansat që e kanë mirëpritur. Madje kishte nga ato që kanë ‘guxuar’, duke i hedhur edhe reçipetat në skenë.
Një skenë kjo e përsëritur edhe në koncertet e tjera të artistit. Thuajse në çdo skenë ku ai këndon, është shndërruar si ‘traditë’ që një fanse i hedh recipetat, që zakonisht janë ngjyrë ‘pink’.