-Ana Maria, një prezantim për lexuesit tanë duke qenë se është hera e parë e jotja në faqet e revistës sonë…!
-Përshëndetje intervista.al! Unë jam rritur me muzikë dhe sigurisht aty gjej gjithë qënien time. Që në fëmijëri kur dëgjoja muzikë këndoja dhe kërceja njëkohësisht. Kështu që mora prej 8 vjetësh leksione pianoje në një qendër Greek “Cakalof” me seli në Janinë. U diplomova aty në nivelin e shkollës së Mesme. Tani ende vazhdoj të marr leksione për një diplomim të mëtejshëm. Këngën nuk e ndala kurrë, por u shfaqa në televizion, tek Top channel si pjesëmarrëse në Top Talent 3 Albania duke dalë finaliste. Këngët e mia i publikova në Youtube si fillim në korrik 2020, e në vijim me 5 këngë.
-Çfarë gjete tek muzika dhe kush e zbuloi talentin tënd?
-Këtë talent timin e zbuloi gjyshja e ndjerë nga ana e mamit e cila u bë shtysë edhe tek prindërit e mi. Ajo jeton në qënien time dhe zëri im përcjell zërin e saj duke qenë edhe një mësuese në profesionin e saj human.
-Klipet e tua janë plot ngjyra. Personifikon pak edhe nga vetja jote?
-E vërtetë klipet e mia janë plot ngjyra. Mua më pëlqen jeta së bashku me ngjyrat e saj ndaj unë personifikoj veten si qënie e kësaj jete plot larmishmëri. Më tepër, e pranoj ndihem mirë kur mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta me të cilat edhe jam shfaqur në klipet e mia. Ngjyrat simbolizojnë jetën plot ngjyra dhe natyrën njerëzore njëkohësisht. Edhe unë si qënie njerëzore e jetoj jetën plot emocion dhe tepër të larmishme.
-Nëcilën këngë ke dhënë maksimumin deri tani?
-Unë sigurisht që tek të gjitha këngët e mia jap shpirtin, energjinë që nuk më shteron sepse e dua shumë muzikën. Nëse e shohim si matës klikimet në Youtube kënga ” Tregom” ka marrë më shumë se 1.3, pra 1 milion e treqind mijë, duke u ndjekur nga “Ki me pa”, por kjo nuk do të thotë se këngët e tjera nuk janë të bukura apo pa përkushtimin e duhur nga ana ime.
-Kënga, pasion apo profesion?
-Pasionit për këngë ia kam lënë vendin profesionit. E kuptoj që aty jap maksimumin tim edhe pse ndjek studimet e larta për Drejtësi.
-Si e sheh veten pas 10 vjetësh?
-Shpresoj që pas 10 vjetësh të jem në ngjitje, pse jo edhe në majat e muzikës moderne shqiptare krahas këngëtarëve me zë në vendin tonë edhe me tej. Gjithmonë duke punuar.
-Çfarë lamë pa thënë, një urim, një mesazh, një merak?
-Një urim: Ju falenderoj ju si intervista.al për mundësinë e kësaj interviste dashamirëse nga ana juaj! Falenderoj prindërit dhe vëllain për mbështetjen në çdo hap! Një mesazh: Nëse punon fort për atë që do dhe ajo të përmbush si qënie në çdo dimension, atëherë arrin përballë çdo lloj sfide, sidoqoftë ajo. Një merak: A do të jem serish tek ju për intervisten e radhës, për projektin e ri që ende po punoj?!(qesh).
Ju jam shumë mirenjohëse sinqerisht!
Një falendërim edhe nga familja ime!