Skena muzikore shqiptare ka nxjerrë shumë këngëtare të dalluar e emra që kanë bërë bujë në Diasporë.
Silvi Dollapi cilësohet si një femër e bukur, e zonjë me klas edhe pse nënë e një vajze tashmë prej shumë vitesh.
Edhe në fillimet e karrierë Silvi ishte po kaq e bukur e unike si tani, ajo vetëm e ka ruajtur bukurinë dhe njëkohësisht edhe vlerat artistike si një këngëtare mjaft e kërkuar.
E ngjashme si mami qenka edhe vajza e saj Chiara, të cilën na e prezanton vete Silvi. E ftuar në “Zonë e lirë” të premten e shkuar, ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj 14 vjeçare Chiara, lindur në Zvicër por të emetuara nga mami të gjitha cilësitë shqiptare, duke filluar nga gjuha të cilën ajo e flet shumë pastër e deri tek batutat e këndshme. Bjonde natyrale, e gjatë, e bukur Chiara ka të gjitha premisat për t’u bërë një modele e suksesshme. Ne jua prezantuam, tani shohim më tej në rrugëtimin e saj…!
Advertisement