Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bujar Tafaj, “gardiani” i Tiranës së viteve ‘60

U ulëm përballë dhe nisëm te bënim një bisedë të shkurtër…Nostalgji dhe shumë mall kishte Mjeshtri i futbollit, Bujar Tafaj teksa filloi të tregonte mbi aventurat e tij në fushën e blertë, sfida dhe susksese kish përjetuar ai gjatë atyre viteve…!

-Zoti Bujar është kënaqesi të zhvilloj këtë  interviste me ju dhe ju falenderoj që e pranuat ftesën për të ndarë me lexuesit e gazetës ‘Intervista’ disa momente nga jeta juaj ne fushën e blertë!

Advertisement

Bujar Tafaj: Faleminderit, kënaqësia është e imja!

-Cili qe kontakti juaj i parë me futbollin?

-Të përfaqesosh ekipin e Sport Klub Tirana është një privilegj dhe një krenari e madhe por të qenit pjese e këtij ekipi ka kërkuar një përgatitje të lartë fizike,teknike dhe psikologjike sepse pretendimet ishin tepër të larta pasi ishte një vend nderi . Kontakti i parë me futbollin ka qenë përfaqësimi i Tiranës në Spartakiadën Kombëtare,e parë dhe të dytë në vitet 1957-1958 me system grumbullimi ,në Durrës.

-Si do të vijonte më pas karriera juaj sportive?

-Kalimi ne ekipin e parë të Tiranës ishte në vitin 1962.Ekipi i të rriutrve çdo ditë enjte takim me ekipin e të rinjve,në një nga këto takime paraqitja ime ishte shumë e mirë dhe trajneri i Tiranës ,Myslym Alla më kërkoi të zhvilloja stërvitjen me ekipin e te rriturve dhe aktivizimi të ishte tek të rinjtë e Tiranës. Në vitin 1963 Tirana fitoi kupën e Republikës .Ky ishte edhe viti që unë zëvendësova legjendën e portierëve të Tiranës Met Metani,deri në Dhjetor ,sepse u mobilizova për të kryer shërbimin ushtarak. Gjatë kësaj kohe ,për dy vjet përfaqësova Pogradecin në kategorinë e parë dhe të dytë.Me kryerjen e sherbimit u ktheva tek Tirana si portier titullar. Në vitin 1966 u zhvillua finalja për titullin kampion që u fitua nga ana jonë midis Tiranës dhe Partizanit ,në vitin 1967 përjashtohemi kur në bazë të klasifikimit e kishim siguruar titullin kampion.

-Na tregoni diçka për rrugëtimin në ekipin bardheblu dhe na veçoni disa momente që i konsideroni si më të bukurat ?

-Në vitin 1968 ndeshje që nuk harrohet sepse ishin përgatitur për t’ja dhënë titullin Partizanit,me mbarimin e ndeshjes duhej te na jepnin medaljet a kampionit. Ato ishin dërguar në Fier ku luante Partizani ,ndërsa ne luanim në Lushnje. Gjithashtu ndeshje që nuk harrohet ishte në Durrës me një tifozllik të paparë ndonjëherë. Na kanë shoqëruar me karroca me kuaj edhe siç u kthyen ashtu të grumbulluar protestuan para Shtëpisë së Brigadave,gjë që disa tifozë e dënuan.

Si ka vazhduar tradita në dinastinë e sportistëve Tafaj?

-Në kampionatin e futbollit kontributi i familjes Tafaj në fitim e titujve ka qënë i madh. Jemi familja që ka kontribuar me 11 tituj kampione. Kontributi ka qenë si në fushën sportive ashtu edhe si trajnerë. Përveç fitimit të kampionateve ,kemi fituar edhe kupën e Spartakidës Kombëtare ku unë prita dy penallti në ndeshjen me Dinamon.

-Po sot a e ndiqni futbollin sot dhe mund të na thoni çfarë ka ndryshuar në futboll?

-Futbollin e ndjek nëpërmjet TV, e kam ndjekur edhe në stadium por nuk e përballoj kur luan Tirana,kam emocione të mëdha ,duke parë edhe moshën,jam tërhequr nga fusha e futbollit. Futbolli sot ka marrë një zhvillim,ka një përgatitje shumë të larte fizike ,teknike dhe taktike.Edhe kërkesat ndaj lojtarëve janë të madhe.Përgatitja sot bëhet me trajnerë të veçantë . Edhe niveli i fushave sportive,kuadri drejtues i ekipeve e kanë rritur së tepërmi nivelin e lojtarëve.

-Duke qene se ju jeni mësuar te fitoni cmime ,trofe apo kupa do të na përmendni ndonjë që mund ë keni marrë ?

-Po ,nga të gjitha meritat në fitimin e kampionateve dhe kupave të tjera,jam dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti dhe ‘’Fisnikëria e Tiranës” nga Shoqata Tirana.

-Z. Bujar, unë ju falënderoj që ndatë me ne dhe lexuesit tanë disa momente nga jeta juaj në fushën e blertë!

-Kënaqësia është e imja ,faleminderit !

Intervistoi: Fationa Molla

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Premierë/ Dafina Sadiku vjen me projektin “Po e du”…

Next Post

Parathënie nga libri “Përtej shtrembërimeve”!

Advertisement