Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Emikaela Jubani: Kurora e ëndrrave të mia

-Emikaela, një emër i veçantë me një kurorë të veçantë. Dy fjalë për veten, që edhe lexuesit të të njohin më shumë…

Unë kam lindur në qytetin e bukur, të djepit dhe të kulturës, Shkodër, ku përfundova edhe shkollën e mesme “At Pjetër Meshkalla.” Për arsye studimi, në moshën 18-vjeçare emigrova në Belgjikë, ku sot ndjek studimet në gjuhën “Hollandeze” shkollën e lartë për Ekonomi-Kontabilitet. Shifrat kanë qenë gjithçka që më intrigonin, por më pak tërheqëse nuk më janë dukur as moda apo estetika. Në fushën e estetikës punoj në përditshmërinë time, duke bërë kështu një kombinim të përkryer edhe me studimet që bëj. Ndërsa moda, si një pasion që e kam pasur që e vogël, duke parë gjithnjë edhe paradat botërore (sidomos ato të Victoria’s Secret), u kthye tanimë vetëm falë një aplikimi online. Nga një ëndërr, u bë një realitet për mua, që po e jetoj dita-ditës e më shumë.

Si ndodhi që more pjesë në një konkurs virtual bukurie?

Advertisement

Nuk ishte hera e parë për mua që e mendoja aplikimin në një konkurs të tillë, ama më në fund erdhi çasti i duhur që mendimin ta ktheja në veprim. Kurora e ëndrrave të mia tanimë është në kokën time!

Cilat janë premisat e tua për të ardhmen?

Mbetet akoma për t’u parë. Le ta lëmë këtë pyetje pak si enigmë, dhe të shohim hap pas hapi se çfarë e ardhmja do të më ofrojë. Për momentin, më pëlqen të përqëndrohem tek ajo që e tashmja më ka dhuruar. Jam e lumtur të mirëpres çdo sfidë apo ofertë që do të kem në vijim.

Në fund, ke diçka për të shtuar që të ka mbetur merak?

Nuk kam asgjë që më ka mbetur peng. Jam e lumtur pa masë që mora guximin dhe iniciativën për të qenë pjesë e këtij konkursi. Unë shpresoj shumë që ta përfaqësoj me dinjitetin e duhur kurorën që kompani Martini përzgjodhi për mua, bashkë me jurinë e saj prestigjioze me në krye Presidentin Musa Sylejmani. Shpresoj që mos të zhgënjej askënd. Uroj që çdo vajzë apo djalë ta shohë jetën si unë dhe t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Të guxojnë, sepse asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe, dhe asnjë ëndërrimtar nuk është shumë i vogël.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drita Martini: “International Model” eventi special i vitit

Next Post

Musa Sylejmani: Spektakli virtual i modës që mori vëmendjen e shqiptarëve

Advertisement