Teksa fundi i vitit 2021 po vjen, Intervista nuk hedh një vështrim të përgjithshëm mbi fushën e artit dhe shoubiz, por edhe në atë të biznesit dhe ndikimit që ky i fundit ka në shoqërinë Shqiptare. Në radarin tonë kësaj rradhe është evidentuar lehtësisht Sense Resto Lounge, një nga ambientet më të parapëlqyer për rininë shqiptare e jo vetëm. Së fundmi, Ardit Gjyriqi dhe Erald Farruku i Sense Resto Lounge kane organizuar një mega-eveniment që bëri dallimin nga ato të zakonshmet që shohim reklamuar rëndom nga lokalet e tjera. Në këtë eveniment, klientët ishin ata që kërkonin të bëheshin pjesë e evenimentit, e jo e anasjellta si zakonisht. Gjithashtu, Sense Resto Lounge devijoi nga strategjia tipike e bizneseve për t’u vetëreklamuar nëpëmjet personazheve të njohur në jetën shoqërore Shqiptare. Vëmendjen dhe respektin, Sense Resto Lounge ia kushtoi klientëve të tij besnikë, të cilët u grumbulluan sëbashku si një familje e madhe pranë ambienteve të lokalit. Këto rezervime kaluan çdo pritshmëri, duke e bërë këtë brand të cilësohet si “Lokali i Vitit.” Sigurisht, meritat për gjithë këtë organizim dhe menaxhim i takojnë Erald Farrukut, një emër jo pak i njohur në botën e artit Shqiptar si model, moderator dhe tanimë edhe një sipërmarrës me vlera!