Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Realiteti shqiptar përmbledhur në Publicistikën e Anisa Bahitit

U desh Covid-19 që Anisa të botonte një libër publicistike, apo ka qenë në planet e Anisës prej kohësh?Libri ka qenë prej kohësh në plan, nuk u bë pandemia shkas i botimit të tij. Pandemia ishte thjesht një moment i vështirë në izolim për t’ia dalë mbanë duke prodhuar energji pozitive.


Klajd Heta: Për lexuesin e rradhës… çfarë duhet të presë ai nga ky libër?

Një përpjekje për të lexuar në përditshmërinë e me realizëm brenda rrethanave që kemi jetuar dhe po jetojmë. 

Advertisement


Anisa Bahiti: Keni qenë e angazhuar në politikë, prej kohesh aktiviste ne jeten publike e tashmë i jeni përkushtuar të shkruarit. Mendoni se politika ju ka ndihmuar në të parit gjërat nga një sy më kritik dhe më strikt?

Ka disa mënyra për të bërë politikë: nëpërmjet votës, nëpërmjet pjesëmarrjes, nëpërmjet protestave, nëpërmjet jetës publike, por edhe nëpërmjet të shkruarit. Shkrimet janë ide në letër të cilat mbeten në çdo kohë, sepse fjalët i merr era. 


Politikëbërja shqiptare është përherë e kritikuar dhe konsiderohet më tepër si biznes sesa politikë. E vërteton dot Anisa këtë? Nëse po, mendon se “shpëtove” nga kthetrat e saj?

Politika bëhet për ide, parime dhe aspirata. Por kur  kthehet në vend pune, atëherë nuk është më politikë. Ky është një fillim i ri, e nuk ka shpëtuar diçka që është arkivuar; as nuk kam pse marrë leje për ato që mendoj dhe them. Thjesht i shkruaj! Sot është më e lehtë, sepse nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, me mendimin e shkruar mund të jesh gjithkund!


Përveçse në gazetën Intervista, çfarë strategjish marketingu dhe promovimi do të ndjekë Anisa për librin?

Promovimi i librit është bërë në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Institucioni e ka mirëpritur me shumë dashamirësi bashkëpunimin me një ish-studente të tij. Të ftuarit ishin pedagogë, intelektualë, pjesëmarrës nga shoqëria civile, dhe aktivistë nga sfera të ndryshme të qytetit të Elbasanit, që kanë ndarë gjithashtu fjalën e tyre lidhur me përmbajtjen e librit dhe autoren. Pas promovimit të librit, shpërndarja e tij është bërë në disa librari kryesore në vend. Për ata që nuk kanë mundësi, mund ta gjejnë në bibliotekën qendrore të qytetit të Elbasanit “Qemal Baholli”, si dhe në bibliotekën e universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Për ata që kanë dëshirë, mund ta blejnë fizikisht në Tiranë tek librari “Adrion”, në të gjithë libraritë kryesore të qytetit të Elbasanit, Kavajës, Librazhdit, si dhe në faqen e shitjeve ‘online’ të librave “Maniakët e Librit”. Më pas, mendohet që libri do të promovohet edhe në disa universitete të tjera të vendit dhe të zhvillohen bashkëbisedime me studentët në Fakultete të ndryshme, me qëllim njohjen e përmbajtjes së librit më nga pranë.


Si është jeta profesionale e Anisës krahas botimit të librit? Me çfarë jeni e angazhuar?

Drejtoj një media online, “InfowebTV”, e cila në më pak se një vit është renditur në 50 portalet më të mira në rang kombëtar. Me një grup të vogël profesionistësh dhe të rinjsh, por ambiciozë e të suksesshëm, jemi tek më të mirët. Por ky është vetëm fillimi! Në vitin 2022 do bëhemi “media kombëtare”, dhe tek 10 më të mirat padyshim!


Jeni një ndër emrat më të lakuar në median Turke, e cila ka promovuar jo pak herë punën tuaj. Emri i Anisa Bahitit tashmë jehon në portalet dhe burimet mediatike Turke e më gjerë.  Roli i Turqisë në rajon është gjithashtu i kritikuar nga shumë fuqi të tjera, e megjithatë Shqipëria paraqitet si një aleate mjaft e fortë e saj. Çfarë raporti ka Anisa si një “ambasadore” e vendit tonë me kolegët ndërkombëtarë Turq, dhe si e parashikoni Ju të ardhmen e dy vendeve?

Unë jam shumë modeste për t’u krahasuar me Turqinë, e cila është pjesë e G-20; vend lider në rajonin që jetojmë dhe ushtria e dytë e NATO-s. Mbi të gjitha, është partner historik dhe strategjik i Shqipërisë në një vend ku jetojnë gjashtë milionë qytetarë turq me origjinë Shqiptare. Një vend i bukur dhe i rëndësishëm, jo vetëm për turizëm, por edhe për energjinë, sigurinë, tregtinë, historinë, kulturën dhe të ardhmen

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elementi i të mirës dhe të keqes në përrallat e fëmijëve. Nga psikologia Lorela Garuli!

Next Post

Revista Online-12 Dhjetor 2021

Advertisement