Kënga dhe muzika e këngëtares se mirënjohur shqiptare Ori, është e veçantë në shumësegmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga këngëtarët të tjerë të muzikës turbo folk apo edhe asaj te lehte kënga e saj ka treguar nje pasuri shpirterore dhe te nxjere nga brendia jetesore. Origjinaliteti i këngës së saj është tejmase i veçantë, qoftë me zërin e embel, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e bashkepunetoreve per projektet e saj. Ori, jeton ne Britanine e madhe por ka zgjedhur qe karrieren ta ndertoje me kenge shqip. Ori eshte e ftuar ne eventet apo gezimet familjare ne Londer ku kendon me se shumti kenge jugu. “Nga Lindja ne Perendim” ishte kenga e pare e saj e cila beri per vete shume ndjekes te saj. Kenga e dyte eshte gati, e bukur, me nje tekst fantastik dhe shume atraktive. Meqë eshte e lidhur me muziken e gjalle ajo percjell me forcën e brendshme shpirtërore, dashurine qe ka per muziken. Ori nga natyra eshte optimiste prandaj dhe kenget i ka te tilla, plot optimizem dhe emergji pozitive.
“Meqenëse më parë jam prezantuar si kengetare qe kendon kenge jugu kësaj here do të vij me nje kenge ritmike turbo-folk. I mirëmenduar si projekt shumë kohë më parë por edhe si një nga kërkesat e publikut “ shprehet Ori mes te tjerash gjate nje bisede virtuale me gazetaret tane.
“Nuk këndoj vetëm këngët e Shqipërisë se jugut, pasi që në vogëli kam pasur ishuj shumë këngëtar të cilët më kanë pëlqyer pa dallim jug apo veri,ajo që është e bukur mbetet e bukur” tha kengetarja duke mos e perkufizuar veten veten tek muzika e jugut!
Presim projektin e ri te Orit dhe nderkohe e dini qe ne youtube mund te degjoni “Nga Lindja Ne Perendim”
Advertisement