Si ndikon mirëqenia jonë shpirtërore në shëndetin e zemrës?!
Lumturia perkufizohet si nje gjendje shpirterore e karakterizuar nga ndjesia e gezimit ,kenaqesise dhe veteplotesimit…
Te qenurit i plotesuar ne jete nga ana sociale,profesionale dhe ekonomike eshte kontributi kryesor ne ndjenjen e te qenurit i lumtur sipas OBSH.
Por si ndikon lumturia ne semundjet e zemres?
Sipas shume studimeve serioze lumturia ul probabilitetin per semundje te arterieve koronare dhe atakut kardiak me 22%.
Njerzit e lumtur flene me mire,konsumojne me pak duhan,jane me pak nen efektin e stresit,alternojne me shume punen me pushimin dhe kane nje prirje ta menaxhojne me mire nje situate te veshtire psiko-emocionale…
Rruga drejt lumturise nuk eshte e thjeshte dhe asnje nga ne nuk mund ta kuptoj me siguri se ne cilen faze te jetes ndihemi vertet te lumtur por ajo qe duhet te bejme eshte te mbledhim bashke copeza te ndryshme emocionesh pozitive dhe me to te rikrijojme nje tablo ku merzitja dhe deluzioni mos te gjendet ne sfondin e saj..
Behuni pozitiv pasi kjo thjesht ju shton jeten..Fjala e bukur popullore:”E qeshura zgjat jeten ” materializohet me se miri ne shkence😁
Buzeqesh dhe bota do ta kthej mbrapsht..Dhe ne mos bota,zemra me siguri duke ta shtuar jeten…
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@ gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777, +355662770750!