Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën pasi turma u rrit në numër përpara skenës ndërsa reperi Travis Scott po performonte në Festivalin Astroworld në Houston të premten mbrëma.
“Kemi shumë të plagosur”, tha shefi i zjarrfikësve të Houston, Sam Pena gjatë një konference për shtyp të shtunën herët në mëngjes.
Me rreth 50 mijë njerëz të pranishëm në ngjarje, Pena e përshkroi si “incident masiv, duke vënë në dukje se u shkaktua kur turma filloi “të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës” pak pas orës 21:00, raporton CNN.
Kjo shkaktoi panik dhe filloi të shkaktonte disa lëndime, tha ai. “Njerëzit filluan të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik shtesë”, tha Pena. Shkaqet e vdekjes së tetë personave po përcaktohen nga ekspertët mjekësor, tha ai. Pena tha se 17 pacientë u transportuan në spitalet lokale, 11 prej të cilëve kishin arrest kardiak. Ai konfirmoi se një pacient ishte 10 vjeçar.
Ata që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua. Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të audiencës u përpoqën të ndihmonin.
Advertisement