Festivali i fundvitit ndoshta nga me te rendesishmit ne Shqiperi, celi siparin e pranimeve te kengeve qe do prezantohen ne dhjetor. Ashtu siç ka vleresime ka dhe kritika e pakenaqesi ndaj ketij festivali dhe nje prej artisteve qe eshte ndier i refuzuar eshte kengetari i mirenjohur dhe i dhjetra hiteve aq te dashura per publikun Mentor Haziri ka shprehur ne nje status te gjithe frymen negative qe ka marre prej jurise dhe refuzimit.
Ja çfare shkruan ai:
“Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se !
Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume
nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live,
dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise.
Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera.
Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.” -e mbyll postimin Mentor Haziri