Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Intervista e Princeshës Diana mund të shfaqet në sezonin e pestë të ‘The Crown’, familja kundër
Si të vendosni kufijtë në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale! Këshilla nga Elona Lopari!
Po kërkoj prej vitesh mëkatarin tim…

Si të vendosni kufijtë në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale! Këshilla nga Elona Lopari!

Përshëndetje te gjithëve! Sot do të përqëndrohemi në një tematikë se si të vendosim kufijtë ose limitet e duhur në mardhëniet njerëzore përreth nesh.

Kjo është një temë e rëndësishme, dhe rrjedhimisht dua të flas si në aspektin profesional në ambjentet e punës dhe atë personal të mardhënieve njerëzore.                                                                                                      

Advertisement

Do të flasim rreth hapave që janë të menaxhueshëm, se si të hiqni dorë dhe të zbatoni  disa sjellje që ndikojnë ne kujdesin per veten dhe mirëqenien tuaj. Lloji me i zakonshëm i personalitetit  qe haset me kete çeshtje, jane njerezit qe thone vetem PO, te cilet njihen ndryshe ‘’njerezit e pelqyeshem’’.

Njerez te tille e kane me te veshtire te luftojne vendosjen e kufijve. Arsyeja kryesore eshte se atyre nuk u pelqen t’u thone ‘’jo’’ njerezve per shkak te frikes se njerezit mund te merziten me ta, t’i refuzojne , t’i lene menjane ose madje te zhgenjehen prej tyre. Kjo varesi i ben keta njerez me te ndjeshem ndaj dhenies sesa marrjes nga te tjeret.

Shoqeria na kushtezon qe te kujdesemi per te tjeret, pavaresisht nga fakti qe se pari duhet te mesoni si te kujdeseni per veten tuaj.

“Fill your own tank first before you can give back to others.’’ Dmth :Merruni me veten tuaj njeheresh e me pas mund ti falni te tjereve.

Per shembull, edhe ne parqe femijesh , shohim prinder qe u thone femijeve te tyre te ndajne lodrat me te tjeret. Edhe pse duam t’i mesojme femijet tane te ndajne me njerezit e tjere, eshte gjithashtu e rendesishme t’i mesojme dhe te shohim nese ata jane te gatshem te ndajne.

Ndonjehere , ata kane nevoje ta mbajne lodren me gjate dhe ne duhet ta vleresojme kete fakt pare se te supozojme automatikisht se ato jane gati ta ndajne. Duhet te ekzistoje nje balance midis te dyjave.

Edhe pse eshte shume mire te ndihmojme te tjeret, nuk eshte mire te mos kujdesemi per veten.

Ne do te ndihemi te ezauruar, te inatosur dhe gjithemone do te kerkojme per miratim ose vleresim nga te tjeret.

Ndonjehere ne mendojme, ‘’ Nese nuk e bej kete, atehere nuk duhet te jem nje person i mire.”

Eshte e rendesishme te kuptojme se nese gjithmone po ndihmojme te tjeret, po i shmangim mundesine atyre qe te mesojne dhe te rriten ne udhetimin e tyre.

Per te kuptuar nese duhet te jesh ne nje gjendje “dhenese’’ , pyete veten: ‘’A eshte e mire per mua tani? A duhet ta bej kete pikerisht tani? ‘’

Tjetra, meso te thuash jo dhe nuk ke pse e mban mendjen aty.

Ne perpiqemi ta mendojme shume sepse duam te ndihemi te vlefshem nga njerezit e tjere.

Ndonjehere, mund te mendojme se ne duhet ta shpejgojme sepse kemi te bejme me nje personalitet shtyres ose narcist qe nuk kerkon nje JO si pergjigje.

Faji mund te perdoret kundrejt jush,me vetedije ose jo.

Nese dikush eshte i dashur ndaj jush dhe ju vlereson, ai ose ajo nuk do te bej te ndiheni ne faj per pergjigjen JO dhe pavaresisht kesajt do t’ju respektoje.

Vetem kujtoni se nuk i detyroheni askujt asgje qe ju te dilni nga zona juaj e rehatise.

JO do te thote  JO dhe nuk ka shpjegim.

Kur dikush ju pyet diçka rreth jush, ne vend qe te thoni direkt PO, mendo qetesisht ku jeni dhe cfare ju nevojitet.

Ju mund te thoni: “ Une mund te jem ne gjendje ta bej kete gje, por do t’iu ve ne dijeni. Te mesosh te thuash keto shprehje eshte shume e rendesishme.  

Dikush qe ju respekton e pranon kete pergjigje.  Personalisht, kur pyes veten “A eshte e mire per mua ne kete moment?’’ E vleresoj realisht pergjigjen, dhe ndihmoj kur ndodhem ne nje mjedis te pershtatshem. Nuk ka te beje me ate se kush jane ata, cfare mendojne rreth meje ose cfare mund te marr nga kjo. Kjo ka te beje me veterespektin ndaj vetes dhe ti mesosh te tjeret se si duhet te trajtojne ty.

Nese dikush ju krijon presion dhe ju ul personalitetin , ju duhet te ngriheni dhe te mbroni veten tuaj  dhe me pas te largoheni.

Asnjehere nuk do te pendoheni qe vendoset veten tuaj ne plan te pare.

Nuk eshte detyra juaj qe te rregulloni jeten e njerezve te tjere dhe te mbani problemet e tyre si nje barre. Sa me shume qe I beni vetes pyetje per vetedashurine, me shume do te mesoni se si te jeni ne linje me nevojat  tuaja.

 Kufijte apo limitet jane standartet tuaja, dhe te komunikosh me te tjeret ne menyren qe deshiron te trajtohesh! Ju duhet ta dini se si doni te trajtoheni dhe te jeni ne gjendje ta shprehni verbalisht ne komunikim ate. Ju, gjithashtu duhet ta beni kete ne nje menyre aspak emocionuese, duke qene vigjilente.

Tani, me lejoni te ndaj me ju tre hapat qe kam nxjerre ne konkluzion dhe qe do t’ju lejoje ju ti praktikoni te gjitha ne jeten tuaj.

  • Krijoni: Merrni parasysh PSE-ne tuaj ne kontekstin e mardhenjeve rreth jush.Une jam rritur ne nje familje te varur dinamike.E kuptova qe duhej ta ndryshoja kete, te mesoja si te isha e pavarur dhe te mesoja se si tu mbeshtesja me pak te te tjeret perreth meje. Prandaj, PSE-ja ime ishte ajo qe kisha nevoje te rritesha. Isha aq e qarte se pse ishte e rendesishme per mua sa u be me e lehte te identifikoja nevojat e mia. E kuptova qe per te mbeshtet veteveten, duhet te behesha me pak i  disponueshem per te tjeret.
  • Gjendja: Komunikoni qarte nevojat tuaja me te tjeret, dhe jini ne gjenjde te ndani veten nga reagimet e njerezve te tjere.Njerezit mesohen qe ju jeni ne nje menyre te caktuar, keshtu qe kur ndryshoni ato behen konfuze. Ju duhet te mesoni te menaxhoni djenjat tuaja dhe te ndani veten tuaj nga ndjenjat e dikujt tjeter.
  • Mirembani: Ndiqni ate qe ju thoni. Ju nuk doni qe te riktheheni ne menyrat tuaja te vjetra dhe te tundoheni sepse eshte me e lehte qe te leni gjerat qe te rrjedhin.Nese nuk ndiqni ose mbani pergjegjesi per veten dhe te tjeret, ju u jepni njereze OK qe te terhiqen mbrapa.

Ky proces do te marre kohe dhe nuk eshte nje zgjedhje e shpejte.

Me kalimin e kohes, ju do te jeni ne gjendje te zhvendosni marrëdheniet tuaja ne nje dinamike te re dhe cdo gje do jete me permbushese.Rezultati perfundimtar do te jete marrëdhenie me e shendetshme, me e lumtur dhe me permbushese. Ju do kaloni nepermjet dhimbjeve qe te rrisin per te kaluar nga ana tjeter!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Intervista e Princeshës Diana mund të shfaqet në sezonin e pestë të ‘The Crown’, familja kundër

Next Post

Po kërkoj prej vitesh mëkatarin tim…

Advertisement