Sa te kujdeshem duhet te jemi duke patur parasysh qe Shqiperia eshte nje zone endemike?
Ku gjendet me shpesh merimanga e zeze ne veri apo jug te Shqiperise?
❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
Para tre viteve kisha nderin dhe privilegjin te drejtoja nje studim origjinal ne te cilen mori pjese nje ekip i gjere mjekesh kardiolog dhe toksikolog te QSUT mbi efektet e pickimit te merimanges se zeze ne zemer.Ne studim u perfshine qindra raste te hospitalizuara te mbledhura ne 4 vite vleresimi retrospektiv ku 17 dhane miokardit toksik apo demtim te muskulit te zemres nga pickimi.
Pas shume te dhenave disa nga rezultatet e studimit ishin:
1.Se pari 35% e pickimeve ishin tek femrat dhe 65% te meshkujt
2.Shumica e pickimeve kishin ndodhur ne jug te Shqiperise kryesisht ne fshatrat e Fierit dhe Korces
3.Ne 88% te rasteve pacientet vinin nga zonat rurale(fshati)
4.Ne 94% te rasteve pickimi kishte ndodhur ne ambient te hapur.
5.Ne 11.7% te rasteve pickimi u shoqerua me miokardit toxik(demtim i muskulit te zemres nga helmi…
Merimanga e zeze dallohet nga 13 pika te kuqe ne bark dhe kurriz qe e diferencojne nga merimangat e tjera..
E vetmja arme qe keni nese perballeni me kete insekt eshte ti qendroni sa me larg dhe nese pickoheni aksidentalisht ti drejtojeni menjehere urgjences pasi ky pickim mund te jete fatal…
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@ gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777, +355662770750!