Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua Lipa dhe Elton John, renditen të parët në UK…!


Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe sukseset po i shtohen çdo herë e më shumë.

Edhe së fundi 26-vjeçarja i është gëzuar suksesit të këngës së saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John. Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh se është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

Advertisement

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aninna Ninna, rrugëtimi i ri i bukuroshes në “Miss Interglobal 2021”

Next Post

Dragan Goçev: Ju tregoj punën time me bashkëshorten e kryeministrit Zaev

Advertisement