R E F E R E N D U M…!!!
Populli shqiptar te mos heshte, por te kerkoje
R E F E R E N D U M, kunder turpit me te madh qe u firmos sot, dhjetvjeçarin e dyte, te Shekullit te 21 dhe qe u “krye” ekzakt, ne vitin 2021.
Politika e vogel ne nivel personal, per te na thene Kryeministri se “do i hapi 500 vende pune”, nuk mund te tolerohet e te shkele kaq brutalisht interesat afatgjata Kombetare, shqiptare, me Europen, per tu bere Shqiperia, “bishti” i Serbise.
Bashkimi Europian, nuk ka “bisht”, por anetare te barabarte mes veti, me hapsira efikase per progrès dhe zhvillim, te te gjithave vendeve anetare, te Unionit Blu.
I pare ne skeptrin gazetaresk, ky “Mini Shengen”, pasi u perbuz me neveri, nga populli shqiptar, na u paraqit e u pagezua me nje emer tjeter, si “Open Ballkan”?!
Por ne nuk e kemi te nevojshme kete, se ne, jemi te hapur me te gjithe Ballkanin perveç se me Serbine.
Ne duan “Open Europe!”
Pra, Kryeministri Edi Rama, si nje “peng” korrupsioni qe eshte, ne duart e Vuçiçit, ndryshoi emrin e “Mini Shengenit, ne nje emer tjeter” qe ka te njenjtat synime, pro-serbe, qe hap orekse demsjellese, per Shqiperine dhe Kombin shqiptar.
Synimit tone 30 vjecar per t’ju bashkuar Europes, sapo i’u vu flaka dhe kjo eshte nje barrière e madhe, kunder Shqiperise-Europiane.
Mos u genjeni me pranimin e Shqiperise ne B.E si vend Kandidat. Ai eveniment, u be i mundur nga B.E-ja, per te mbajtur larg Shqiperine nga ndikimi Rus, i Vladimir Putinit dhe nuk ishte aspak, nje merite personale e Edi Rames.
Ka nje fakt, si nje vend kandidat per ne B.E,, Turqia me udheheqes serjoz, ka plot 21 vjet qe ende eshte vetem “Shtet Kandidat”e pret akoma, per tu antaresuar ne B.E dhe nuk po sheh gjekundi drite jeshile e jo me, te shohi Shqiperia me keta politikane te korruptuar.
Qellimi i Edi Rames nuk eshte, B.E -ja, sigurisht qe jo!
Qellimi i tij, eshte per te mbajtur ende Shqiperine, nen “opiumin” e droges e korrupsionit, sepse vetem keshtu, ndihmohen te korruptuarit e politikes shqiptare, (te post komunizmit), qe mos i dorezohen kurre ligjit dhe “ndeshkueshmerise”.
Edi Rama, gjithashtu, eshte pjese e ketij korrupsioni galopant, qe sikurse edhe paraardhesit e tij, ajo qe u intereson me shume, eshte se si te qendrojne, jasht Europes.
Kjo u intereson atyre por aspak jo, interesave Kombetare shqiptare, sepse hyrja ne B.E do ti sjelle, mireqenien e merituar popullit shqiptar qe keta bandille, i’a kane privuar. Shqiperia ka mireqenie vec ne jetet ketyre palo politikaneve shqiptare te pasuruar e korruptuar deri ne palce.
Bashkimi Europian do te dergoje ne Shqiperi miliarda euro, per tu ngritur niveli i jeteses se popullit, pasi, per nje vend anetar, ne B.E, mireqenia e popullit eshte çeshtje primare, por, ato miliarda B.E, nuk mund ti besoje tek politikanet e djeshem e te sotem shqiptare, as tek pinjollet e tyre qe pergatiten te marrin stafeten, e sundimtarit ne vazhdim.
Ato miliarda, do te besohen, vetem tek burra e gra shqiptare, qe do i futen politikes me nje fytyre te re, te paster dhe te ndritur, nga ndershmeria e vlerat e larta te tyre, per ti sherbyer programeve dhe platformave drejt zhvillimit te mirefillte europian.
Ky eshte, edhe qellimi i madh i Europes, te çoje shoqerine njerezore drejt sfidave te reja, per qellimete larta progressiste.
Asnje Shtet Kandidat qe aspiron te behet anetar i rregullt i B.E-se, nuk mund te aprovohet, te hyje ne B.E. nese, “pandeshkueshmeria” e korrupsionit politik, ne rangjet e larta te Shtetit, nuk zbatohet.
Europa, nuk do, ne gjirin e saj politikane meskine te korruptuar nga Ballkani, ku te gjithe jane mafioze, te lidhur mire me krimin e organizuar dhe sundimtare ne vendet e tyre.
Europa, mendesi te tilla i ka si baktere te rrezikshme qe i konsideron si “jashtqitjen” e vet.
Tani ketu, i dashur lexues ndalu pak dhe mbushi mushkerite me ajrin e paster europian dhe krahasoje kete ajer, me ajrin e ndotur qe ende mban eren e rende te gjakut, te gjenocideve serbe, mbi ish-popujt e vegjel, te Jugosllavise dhe jo vetem ndaj tyre, por edhe popullit tone, qe nuk kishte asnje lidhje direkte politiko Shteterore me Federaten e tyre, perveç pergjegjesise dhe kujdesit te vazhduar, qe duhej te tregonte, per Kosoven dhe dardanet tane, AUTOKTONE..
Nese shqiptaret, sot, keni vendosur qe te jetoni edhe 30 vjet te tjera, nen “sundimtaret komuniste” dhe ketyre pinjolleve e tyre, te jetoni, ne varferi dhe terrorin e korrupsionit, po te ketyre “çobenjve”, te jetoni, me ajrin e rende serb, pra, jasht ajrit te paster, Europian, rrini duarkryq e prisni, nga meshira e sundimtareve tuaj 30 vjecare dhe vazhdoni ti duroni Edi Ramen, Ilir Meten, Sali Berishen e krejt shpuren e tyre, biles, lerini t’ju bejne edhe shurren mbi koke, pasi per ta, ju, nuk jeni populli, te cilit ata duhet tju sherbejne me shume perulesi. Perse?
Sepse, paresisht, perveç fitimeve korruptive qe zhvasin ne kurriz te interesave te Kombit dhe Atdheut, ata, paguhen trashe, me rroga te majme pa llogaritur edhe udhetime pafund jasht Shtetit, me akomodime luksoze qe perseri, jeni ju, ata qe i paguani te gjitha keto, nga taksat, qe keta sundimtare, u’a rrisin cdo vit dhe u’a marrin ju, edhe per ajrin e rendomte qe thithni, per te mbuluar ata, vjedhjet e shperdorimet kolosale, per perfitime te tyret, vetjake.
Perse ka dyndje te madhe te gjithkujt per te hyre ne politike?
Pikerisht se profili “politik” shqiptar, lidhet me vjedhjet dhe shperdorimet e posteve, per perfitime vetjake, keshtu, “u be deti kos, oburra luget”, sa kemi shansin ne dore, te kapim ç’te mundim. Ju i shihni eshe vete se brenda nje 4 vjecari ne politike shumica behen milionere e miliardere. Pra, me parate qe kane zhvatur, ata sot jane miliardere dhe keshtu automatikisht, nga miliardat qe posedojne, qe eshte gjaku dhe mundimet tuaja, ata, jane “europiane” biles, te pasur dhe te preferuar, nga krejt bota, ndersa ju, jo vetem qe jeni te varfer, por edhe krejt te pambrojtur, sikurse edhe te padeshirueshem, jasht territorit shqiptar.
Keshtu, firma e “zgjebosur” e “Kryeministrit” Edi Rama, qe ju bashkua dy firmave sllave, shkel ne pafundesi, mireqenien tuaj, dinjitetin, por mbi te gjitha, te ardhmen e femijeve tuaj.
Ju propozoj, te ngriheni kunder ketij vullneti vetjak te ketij “karagjozi politik”, qe ka vene ne rrezik çeshtjen Kombetare, sidomos Kosoven, qe eshte guri i proves, se Serbise, per t’u shfajsuar nga krimet e luftes, qe kreu, mbi popujt e ish-Jugosllavise, (mes tyre Kosova) dhe Shqiperia, ne vend qe ti hedhi ne gjyqin e Hages, per gjenocid, ndaj popullit Shqiptar, (te te gjitha brezave e shkuar e deri me sot), hesht.
Perse kjo tradheti ndaj popullit dhe historise sone te pergjakshme nga serbet, kur, aktualisht Serbia, eshte e kapur me “presh ne dore” nga krejt komuniteti boteror, me fakte te pa kontestueshme, per krimet dhe spastrimin etnik qe u krye “shtazerisht”, nga Arkani me shoke, mbi nenat, motrat, femijet e vellezerit, tane kosovare, ne fund shekullin e 20.
Fale Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimit Europian dhe NATO-s, i’u tha: “STOP” makines vrasese te Sllobodan Millosheviçit dhe Keshillit te tij, te Ministrave, ku, Aleksander Vuçiç, ishte pjese e aktive e atij kabineti famekeq, Ministror”.
Sikur shefi i tij edhe ai, eshte nje kriminel lufte.
Populli shqiptar ne te gjitha trevat, duhet te dali ne protesta dhe te kerkoje
R E F E R E N D U M,
kunder, bashkimit te Shqiperise me Serbine e cila ne rradhe te pare, (nese pretendon te kete nje fqinjesi te mire mes ballkanasve), duhet te kerkoje “falje publike”, per gjenocidin e kryer nder shekuj, kunder popullit shqiptar, sepse, nder breza jemi lenduar rende, prej shtypjes qe na kane ushtruar, per te pervetesuar e perfituar, mes gllaberimeve territoriale, historike dhe trashegimise kulturore, qe na kane zhvatur, si dhe vrasjeve, ndaj elitave intelektuale shqiptare dhe ndaj luftetareve te lirise.
Serbia, mban akoma peng, mbi 1000, te zhdukurit e Kosoves me ne krye, figuren emblematike te qendreses intelektuale shqiptare, te lavdishmin, Ukshin Hoti.
Serbia, i mban keto pengje, per t’i negociuar nje dite dhe shkembyer me perfitime materjale, pse jo, teritoriale te pasurive nentokesore, siç eshte Trepça dhe mbitokesoret, duke shkelur perseri mbi te drejtat tona njerezore dhe dinjitetin tone.
Pa kerkuar “falje publike”, ndaj shqipetareve dhe pa e njohur Republiken e Kosoves, Serbia, nuk mund te jete e mirepritur ne truallin shqiptar dhe as te duartrokitet, vizita politike e shtetareve te saj, ne Shqiperi.
Meqenese ne “shqip” kemi nje thenie te urte qe thote, “ne shtepine e te varurit, nuk permendet litari”, ne rastin konkret, “litari”, eshte Serbia dhe Aleksander Vuçiç, i cili duhet te jete i akuzuar e te jape llogari, ne Gjykaten e Hages per krime lufte qe ka menaxhuar ne Ministrine e tij e jo me, t’i kryesoje te ardhmes sone, te preçizuar me “Mini”.
Edi Rama, na doli çobani qe “i vari ujkut melçite ne qafe”, duke e mbajtur prane, qe t’i ruaj edhe “bagetine”, pra Ju!
R E F E R E N D U M…!!!
Advertisement