Historia e hitit tregohet nga Queen dhe Bowie në episodin e fundit të Queen the Greatest, një seri në YouTube që feston momente të mëdha në historinë e grupit.
David Bowie dhe anëtarët e Queen dolën me hitin e tyre legjendar Under Pressure ndërsa ishin të dehur, shkruan Daily Mail.
Kënga u lansua në 1981 dhe kryesoi Listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa u shfaq gjithashtu në albumin e Queen të 1982 Hot Space!

Bowie kujtoi: “Ata po regjistronin atje dhe David (Richards, producent) e dinte që unë isha në qytet, më telefonoi dhe më pyeti nëse do të isha atje dhe të shoh se çfarë ishte duke ndodhur”.

“Kështu që unë shkova dhe këto gjëra ndodhin, e dini, papritmas ju po shkruani diçka së bashku dhe ishte krejt spontane, sigurisht që nuk ishte planifikuar. Ishte e veçantë!”.
Bateristi i Queen Roger Taylor zbuloi se ishte ideja e Bowie që grupi të shkruante këngën e tyre me të. “Under Pressure” mori kritika kur u publikua dhe shpesh konsiderohet ndër këngët më të mëdha të Queen dhe Bowie.