Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vizatimi i figurës njerëzore: çfarë shpreh për botën e brendshme të fëmijëve? Nga Lorela Garuli

Këndvështrimet e ndryshme që e shohin vizatimin si një matës të emocionalitetit dhe personalitetit janë gjerësisht të studiuara. Fëmijët mund t’i pikturojnë ndjenjat e tyre shumë më përpara sesa t’i flasin ato. Autorë që kanë studiuar vlefshmërinë e vizatimeve me synim identifikimin e aspekteve që shfaqen në vizatime në rastet e fëmijëve me çrregullime emocionale dhe çrregullime të zhvillimit, apo tek viktimat e abuzimeve dhe dhunës, kanë dalluar praninë e elementëve grafikë që korrespondojnë me këto vështirësi në zhvillim.

Testi i vizatimit të figurës njerëzore së fëmijës jo përherë ka të njëjtën domethënie. Në raste të ndryshme, sipas kontekstit dhe individualitetit të cdo fëmije, ky lloj vizatimi merr trajta të ndryshme kuptimi. Për këtë arsye, mund të prezantojë një prej aspekteve të mëposhtme:

  1. Mund të jetë një lloj autoportreti që fëmija i bën vetes, përfaqësimi grafik i Uni-t.
  2. Një projektim i vetes së tij ideale; jo ashtu siç fëmija e sheh veten, por ashtu siç do të donte të ishte, pra një formë shprehjeje dëshirash projektuese dhe nevojash kompensuese.
  3. Shprehje e botës së tij të brendshme.
  4. Mund të zgjedhë të vizatojë një prej figurave më të rëndësishme për të.
  5. Një përfaqësim i imazhit të tij imediat social, aty për aty.

Kryerja e vizatimit: Fëmijës i kërkohet fillimisht të vizatojë një figurë njerëzore ose me fjalë më të thjeshta, të vizatojë dikë. Nuk i jepet asnjë udhëzim mbi mënyrën sesi duhet të vizatojë, por lihet tërësisht i lirë fëmija, pasi nuk ka vlerësime të sakta apo të pasakta të asaj që ai paraqet, por mjafton të shprehë atë që ai mendon, ashtu siç e mendon dhe dëshiron. Vetëm në rastet kur vizaton një pjesë të figurës njerëzore, ftohet me takt që ta mbarojë të gjithë vizatimin. Psh., kur fëmija vizaton kokën, pa trupin, supozohet për bllokime apo rezistenca të mundshme, arsyet e të cilave mund të bëhen të qarta më vonë.

Advertisement

Burimi: Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Tokyo 2020”, Kosova “vishet me ar”, Nora Gjakova i dhuron një tjetër medalje Olimpike

Next Post

Agresioni sjellë projektin e ri në duet me Editën

Advertisement