Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse dështon dashuria? Si të ndjehemi të lumtur…Nga Olta Muça!

Të flasësh për dashurinë s’është aspak e lehtë , se as ne vetë s’mund të japim një përgjigje universale . Por të mund të flasësh për dashurinë është një nga temat më të bukura . Por ç’është dashuria në vetvete? Si mund të shërohesh nga dashuria! Si mund të ndjehemi ne të lumtur.  Si mbaron dashuria ?

Faktikisht është e thjesht fare se dashuria mbaron kur ne e shohim tjetrin si pronë tonën , kur ne e zotërojmë. Por në fakt ne s’jemi prona e askujt se të dashurosh do të thotë të ndjehesh I /e lirë . Dashuria është liri , respekt,  pasion ,besim dhe mbi të gjitha do të thotë të mbushesh me oksigjen. Në momentin që ne i bëjmë njerëzit të jenë prona jonë,  t’i heqim lirinë ta shtypim partnerin/en . Ta dhunojmë fizikisht , psikologjikisht, ne e kemi humbur që në atë moment . Se asnjë njeri s’është I lumtur madje as ai që ushtron dhunë apo të heq lirinë. S’është I lumtur në një raport toksik, qoftë në bashkjetesë , martesë apo familje, punë.  

Advertisement

1. Në dashuri askush smund të jetë i lumtur kur konfiskohet liria e tjetrit .

2. As ti s’mund të jesh I lumtur kur i merr lirinë dikujt tjetër,  duke krijuar një situatë të tensionuar e negative.  

3. Dashuria dhe bashkëjetesa mer fund dhe në dhomën e gjumit , se bëhet sa për të bërë detyrën . Këtu s’ka dashuri kalon në një situatë që asnjë s’është i lumtur.  

4. Ajo dështon edhe kur bëhwn dallime ose fajësimet ndaj njeri -tjetrit .

5. Dashuria mbaron kur fillon xhelozia , dhuna ose forca e ligjit . Faktikisht është gabim pasi askush s’të mbron apo ruan një raport me zor qoftë partneri /a apo bashjetuesi .

6. Dashuria nuk kompesohet as me para,  udhëtime , makina të shtrenjta , veshje firmato , sepse këto janë të përkohshme.  

Si mund të shërohesh nga dashuria është vetë dashuria ; Ne kur kemi njerëz pozitiv të lumtur e mbi të gjitha emaptik ,ndjehemi të lumtur.  Dashuria na bën ne unik por edhe universal,  të kesh dashuri ti motivon partnerin/en të ndjekë endrrat , pasionet , i lejon gëzimet , të udhëtosh . Të njohësh paqen e brendshme të mos ndikohesh nga askush kur ti je i dashuruar ti  tërheq  energji pozitive . Po ashtu ke njerëz të lumtur mendjehapur e mbi të gjitha je mirënjohës karshi jetës e botës.  Dashuria shërohet me dashuri , besim , respekt e lumturi . Ne s’mund ti kerkojmë dikujt tjetër të na dojë nese ne se duam veten tonë,  nëse ne se respektojmë . Vetveten tonë nëse ne e kerkojmë lumturinë brenda nesh brënda shpirtit tonë.  Ne do ndjehemi të lumtur të plotësuar shpirterisht, do ndjejmë e do japim energji pozitive , do rrethohemi me njerëz pozitiv.  Njerëz me vizion tolerant dhe mbi të gjitha të lirë.  Mendjehapur ne jemi ajo çka mendojmë se jemi , ajo çka ushqejmë shpirtin . Jeta realisht ofron mundesi zgjedhje si dashuri , urrejtje,qetesi, zhurmë,besim, sinqeritet ,dyshimin ,tradhëtinë ,paqe luftë . Jeta jonë është si të formosh pjesët e puzzle,  ose ndryshe është sikur të vallëzosh me muzikën nëse ne zgjidhim muzikë të qetë ,të keqe ose vajtimi . Kjo  nëse ne e ndjejmë diçka që ndodhet brënda nesh . Kjo është dhe dashuria çdo gjë shërohet me dashuri kjo është ta ndjesh në lekurë,  është vibrimi I energjive se në momentin që ne ndjehemi të lumtur e do ndjehemi të plotësuar shpirterisht.  Pa na intetesuar bota materiale e cila është e përkohshme, realisht kjo është dashuria në momentin që ti je i lire punon për ëndrrat, pasionet, dashurine, respekti empatia . Për të qenë I lumtur ti duhet të punosh brenda vetes tënde të falësh shumë dashuri e do të marrësh . Dashuri me bollëk do ndjehesh i/e lumtur si shpirterisht e dashuri do të thotë të ndjehesh I lirë të ndjesh natyrën , cicërimat e zogjve, të shijosh dallgët e detit pra do të thotëtë ndjehesh I lumtur.  Të ndjehesh I plotësuar shpirtërisht, kjo është dashuria .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një gojë e shëndetshme për fëmijën tuaj! Këshilla nga “Amaris Dental Clinic”

Next Post

Kreshnik Osmani: Televizioni, vaksina dhe miu i Gilbertës

Advertisement