Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Modelja shqiptare bombardon Instagramin me foto fantastike, zbuloni për kë bëhet fjalë…!
Hipospadia, patologjia e lindur më e shpeshtë genitale, trajtimi dhe korrigjimi…! Nga Dr Artan Koni, urolog, FEBU, FEAPU
Pas albumit të suksesshëm në Itali, Emyx vjen me “Ajo ajo”

Hipospadia, patologjia e lindur më e shpeshtë genitale, trajtimi dhe korrigjimi…! Nga Dr Artan Koni, urolog, FEBU, FEAPU

Hipospadia eshte nje patologji e lindur te meshkujt, ne te cilen kanali i urines nuk perfundon ne maje te penisit, por ne zona te ndryshme poshte tij. Hipospadia ka grada te ndyshme…nga grada me e lehte ku kanali i urines perfundon afer kokes se penisit, deri ne gradat me te lehta ku ky kanal perfundon te zona e testikujve. Pervec hipospadise, keta femije mund te kene edhe probleme te tjera anatomike, si psh; cordee (nje penis jo i drejte) ose nje pllake uretrale jo te zhvilluat sic duhet. Ne varesi te grades dhe problemeve te tjera anatomike, hipospadia sjell per femijet probleme te ndryshme. Me pare, mendohej se hipospadia duhet te korrigjohet pas moshes 5 vjecare. Mjekesia bashkekohore na meson se mosha ideale per korrigjimin e hipospadise eshte mosha 6-18 muajshe. Ne kete moshe, jo vetem sherimi i plages eshte me i mire dhe komplikacionet jane me te rralla, por edhe nderhyrja eshte me e lehte per vete femijen. Hipospadia nuk sherohet vetvetiu apo me ilace te ndryshme, ajo korrigjohet vetem me nderhyrje kirurgjikale. Ka disa menyra kirurgjikale per te korrigjuar hipospadine, menyre e cila vendoset ne varesi te gjendjes se pacientit. Mund t’i diskutoni me urologun pediater llojet e ndryshme te nderhyrjeve. Pas hipospadise, femijet kane nje kteter urinar i cili ndihmon ne sherimin e shpejte te plages dhe qe hiqet pas 7-10 ditesh nga nderhyrja. Ne nje pjese te rasteve, hipospadite nuk vihen re sepse prinderit nuk i cojne femijet per kontroll te mjeket pediater. Te mos harrojme se nese shikoni te femija juaj probleme te tilla, apo nese pediatri juaj ju permend hipospadine, duhet te beni nje konsilte me urologun pediater. Sa me shpejt te korrigjohet kjo hipospadi, aq me shpejt sherohet plaga si dhe komplikacionet jane me te pakta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Modelja shqiptare bombardon Instagramin me foto fantastike, zbuloni për kë bëhet fjalë…!

Next Post

Pas albumit të suksesshëm në Itali, Emyx vjen me “Ajo ajo”

Advertisement