Lok Komoni dhe Flora Gashi kanë lançuar duetin e ri, që pritet të jetë hit i kësaj vere.

Këngëtarët e njohur sapo kanë publikuar projektin e ri muzikor, të cilin këtë herë e sollën në bashkëpunim.

Lok Komoni këtë herë vjen në duet me këngëtaren Flora Gashi, ndërsa kënga titullohet “Daja për nip” dhe vjen plot ritëm e kënduar nga dy artistët.

Për tekstin dhe muzikën e këngës u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e punoi Artan Mezini.

“Daja per nip” erdhi e shoqëruar edhe me videoklipi, i cili është punuar nga Bug Production, ku vëmendje merr vokali i mrekullueshëm i të dy artistëve.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Daja për nip”, kënduar nga Flora Gashi dhe Lok Komoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here