Çifti simpatik i mjekëve Artan Koni dhe Senera Hoxha në një rrëfim për emisionin “Dola te Ola”, ndan shumëçka nga jeta e tyre personale e profesionale. Rrugëtimi jetësor me shumë të papritura e surpriza, erdhi përmes një bisedë plot emocionesh për Konin dhe Hoxhën.
Të dashuruar, po aq sa atëherë kur i kishin përshpëritur njëri-tjetrit fjalët më të përshpirtshme ata thanë se martesa, nuk është kusht i domosdoshëm për një çift që duhet marrësisht.
Më tej, kirurgu zbuloi pasionin e jashtëzakoshëm për shkollën, që e shoqëroi deri në fund të studimeve universitare dhe dëshirën për të ngritur zërin në kohën e padrejtësive, përgjatë vitit të vështirë 1997. Një revolt që e ndiente së brendshmi, që e shtynte për të luftuar, ndaj gjithçkaje që nuk shkonte në këtë vend të vogël.
Teksa e dëgjonte gjithë adhurim të shoqin, Senera tha se ai mendon ndryshe, ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse s’e ka pasur të vështirë t’i vjedhë zemrën asaj. Patjetër që një rol të rëndësishëm luan edhe formimi i tij përtej kufijve, e përkatësisht në Turqi.
Një anë tjetër, për të cilën personazhet publikë nuk arrijnë t’i mbajnë dot lotët është familja. Mjeku tregoi për lidhjen e ngushtë me të ëmën, që përgjatë gjithë kohës ka qenë kërkuese për të. Artani tha se kjo ka qenë shtysë për të ndërmarrë sa më shumë sprova dhe për t’u rritur më shumë. Teksa gërmonte nëpër kujtime ai kujtoi dhe natën famëkeqe që i mori të atin. Babai i tij humbi jetën teksa udhëtonte me helicopter, bashkë me deputetin Gramoz Pashko, që kishte pësuar një aksident. Nga ai largim i papritur nuk ka mbetur asgjë. Koni pranon se humbi kështu dhe shokun e tij më të mirë.
Për t’u arratisur nga ky lajm i trishtë ata treguan se si është të jesh në një sallë operacioni me gjysmën më të mirë të zemrës e se sa mirë dinë ta përmbushin njëri-tjetrin. “Shkojmë shumë, e duhemi shumë”, tha Senera. Ndërsa, Artani zbuloi se pse zihen shpesh. Ai tha se dëshiron të ketë më shumë fëmijë, ndërsa Senera kërkon të rritet edhe ca më tepër profesionalisht.
Çifti komentoi dhe ca momente mjaft të dashura, që nga fotografitë e kohës studentuar, për të mbërritur te surpriza e videomesazhit të së ëmës së Senerës, që foli për dashurinë e pakushtëzuar që i dhuron, për të mbërritur te bijëza e tyre e bukur, që nuk mund të mos e përshëndeste të atin duke vrapuar.
Në përfundim të emisionit Senera premtoi publikisht, se te “Dola te Ola” do të ndajë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, ndërsa vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti i përshëndetën të ftuarit dhe shikuesit me një këngë dashurie.
Advertisement