Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit është parë së fundmi në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.
Së fundmi Selvija ka reaguar për Iconstyle se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.
Kujtojmë se para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.
Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh Selvija.
E pyetur nga Bieta se për kë shkuan lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.
“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan, dëshiroj që t’ju japë zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutje primare nëse do Zoti”, tha Jao.